20 Janar 2021

LDD: Qeverisja aktuale jofunksionale dhe në gërq

Prishtinë, 25 tetor - Lidhja Demokratike e Dardanisë vlerëson se situata e krijuar në vend dhe bllokada institucionale është shqetësuese.
 
“LDD vlerson se qeverisja aktuale ka konsumuar veten është në gërq politik dhe si e till jo funksionale, Kuvendi i Kosovës si organi më i lartë i vendit në këtë raport forcash të krijuar, nuk është funksional dhe nuk është në gjendje të përballet me përgjegjësit kushtetuese”, ka thënë në konferencën për media nënkryetari i LDD, Lulzim Zeneli.
 
Zeneli ka theksuar se duke e parë situatën e krijuar dhe duke e vlerësuar si tejet shqetësuese, me përmasa përshkallëzimi dhe futjes në një qorrsokak kushtetues dhe institucional, LDD kërkon nga kryeministri i Kosovës, që në pajtim me dispozitat kushtetuese t’i jep fund mandatit të tij qeverisës dhe këtë mënyre t’i hap rrugë daljes nga kjo gjendje duke krijuar premise për zhbllokimin e kësaj situate të krijuar.

“ Për LDD-në, fakti se edhe sot pas dy javësh krize të thellë institucionale dhe mos reagim konform realitetit të krijuar, na bën të besojmë se jemi në një gjendje jo premtuese. Përkundrazi vazhdimi I kësaj gjendja mund të thellojë edhe më tej krizën në vend dhe pasojat për vendin do të jenë afatgjate.
 
Bazuar në situatën e krijuar nga sjelljet e papërgjegjshme dhe joinstitucionale qeverisjes PDK-LDK Lidhja Demokratike e Dardanisë  vlrëson se Kosova sot më shumë se kur ka nevojë për vendime që demonstrojnë pjekuri politike dhe shteformuese, tha nënkruetari Zeneli.
 
“LDD konsideron se zgjedhjet e jashtëzakonshme fatkeqësisht tashmë janë pa alternative dhe kërkojmë që pjesa e dyte e muajit dhjetor të këtij vitit të jetë koha e mbajtjes se zgjedhjeve parlamentare në Kosovë. Këtë gjë e kërkojmë duke qenë të vetëdijshëm dhe të bindur në faktin, se vazhdimi I zgjatjes së kësaj agonie institucionale do t’i kushtojë Kosovës dhe qytetarëve të saj dhe pasojat do të jenë të pariparueshme për qytetarët dhe shtetin e Kosovës”, ka thënë Zeneli

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Dhjetor 2020

- Mbahet seanca e parë gjyqësore me rastin e padisë për diskriminim të qytetarit me aftësi të kufizuar, Faruk Kukaj ndaj komunës së Prishtinës. (Gjykata Themelore e Prishtinës, ora 9:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, do të bëjnë përurimin e sallës së edukatës fizike në shkollën “Dy Dëshmorët e Zhurit”. (Fshati Zhur, ora 10:00 - nisja nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:20)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Brahim Krusha për Keqpërdorimi seksual te personave nen moshën 16 vjeçare. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Shoqata "Miqtë e Amerikës" organizon me moton "E para SHBA-ja" ku do të festohet inaugurimi i Presidentit të 59 të SHBA-ve Joe Biden dhe zëvëndes Presidentës Kamala Harris. (Restauranti "Liburnia" në Prishtinë, ora 12:00)   

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Albert Ramadni për çështjen penale të vrasjes së rëndë. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Mbahet seanca për rastin e ish-drejtorit të Policisë, Rashit Qalaj. (Gjykata Themelore në Pallatinë e Drejtësisë, 13:30)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, viziton Qendrën Rekreative Sportive në Brezovicë. (Brezovicë, ora 14:00)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, takon bizneset e udhëhequra nga gratë në Komunën e Shtërpcës. (Hoteli “THE ROCK”, Shtërpcë, ora 16:00)