26 Janar 2021

LDD e gatshme për zgjedhjet e parakohshme

Prishtinë, 4 tetor - Lidhja Demokratike e Dardanise eshte e  gatshme për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme dhe konsiderojmë se zgjedhjet janë rrugëdalja e vetme nga bllokada politike dhe ekonomike që e ka kapluar vendin, ka deklaruar nënkryetari i LDD, Naser Rugova.
 
“LDD vlerëson qe zgjedhjet e parakohshme te mbahen ne limitet e fundit kohore qe I parasheh kushtetuta e Kosovës. LDD konsideron se ka përfunduar koha e patriotizmit folklorik dhe se forcat politike duhet ta vendosin mirëqenien sociale dhe ekonomike të qytetarit si prioritet kryesor”.
 
Rugova ka vlerësuar se zgjedhjet e parakohshme janë tregues i krizës së thellë që ka kapluar garniturën qeverisëse.
 
“Ne si LDD e kemi tërhequr vazhdimisht vëmendjen për këtë fakt dhe shprehim keqardhje se ky vendim nuk është marrë më herët. LDD shprehet e brengosur për faktin se akti i shkeljes së kushtetutës nga ana e ish Presidentit Sejdiu nuk po trajtohet me seriozitetin e duhur. Qarqe të caktuara, rrjedhimisht klani i uzurpatorëve që aktualisht po e udhëheqin LDK-në, po tentojnë ta margjinalizojnë këtë shkelje thuajse kemi të bëjmë me gjobë në trafik”.
 
Nënkryetari i LDD ka thëne se janë te informuar se ish Presidenti Sejdiu menjëherë i ka kërkuar privilegjet që i ka dizajnuar vet në Ligjin për President, të cilin ne si parti e kemi kundërshtuar për shkak se Sejdiu e shantazhonte se nuk do ta nënshkruante buxhetin e shtetit nëse nuk kalonte ligji për privilegjet e Presidentit.
 
“Konsiderojmë se në vend se të vrapojë pas privilegjeve Dr.Sejdiu do të duhej t’i kërkonte falje popullit të Kosovës”.
 
LDD dëshiron të përgëzojë popullin e Kosovës dhe në veçanti qytetarët e Pejës për nivelin e lart të kujdesit, vetëdijes dhe tolerancës qytetarë dhe kombëtare që e kanë treguar dje me rastin e kurorëzimit të Patriarkut Irinej përkundër mesazheve nacionaliste që Patriarku i dërgoi menjëherë pas kurorëzimit të tij, ka thënë nënkryetari Rugova.
 
“LDD konsideron se Kisha Ortodokse Serbe fatkeqësisht vazhdon të jetë tërësisht e politizuar dhe nxitëse e ndarjes dhe urrejtjes mes popujve dhe qytetërimeve”ka thënë Rugova.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Dhjetor 2020 - Punëtorët teknik  te cilët punojnë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” do të  protestojnë për pagën e tyre të muajit dhjetor 2020 të cilën ende nuk e kanë marr dhe për  mos  pajisje me kontratës së punës. (Para Rektoratit të UP-së”, ora 9:00)

- Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti pret në takim përfaqësuesit e shoqatës “Down Syndrome Kosova”, SOS Fshatrave të Kosovës, OJQ “Handikos” dhe përfaqësuesit e strehimoreve të Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00 - vetëm pamje)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Meliza Haradinaj-Stublla dhe Ambasadorja e Francës në Kosovë, znj.Marie-Christine Butel do të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 9:00)

- Instituti GAP dhe Kosovo 2.0 organizojnë diskutim virtual me temë "Rekrutimet jo meritore në sektorin publik: a do ta ndryshojnë institucionet e reja rrethin vicioz në rreth të virtytshëm?”. (https://zoom.us/j/93876352348, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Prizrenit. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Këshillit Gjyqësor të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Mbledhja mbahet përmes aplikacionit ZOOM, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “Reforma zgjedhore në Kosovë: Sa është prioritet në programet e partive politike?”. (https://zoom.us/j/92385065303, ora 10:30)

- Promovohet libri i autorit Faton Mehmetaj ''Deçani Nëpër Shekuj'' - Promovimi i Trashëgimisë  Kulturore. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 11:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj një aktivitet afër teatrit kombëtar. (Sheshi Skënderbeu, ora 12:00)
 
- Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti merr pjesë në Inaugurimin e Qendrës Kulturore në Vushtrri. (Shtëpia e Kulturës në Vushtrri, ora 13:00)

- Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti takon menaxhmentin e Trepçës dhe viziton flotacionin e mineraleve. (Miniera e Trepçës- Stantërg, ora 15:00)