27 Prill 2024

LB: Në fazën e re të bisedimeve të mos hyhet me qasje të vjetër

Prishtinë, 2 tetor - Qeveria dhe Presidenca serbe kanë paralajmëruar formimin e grupeve të përbashkëta për t’u përgatitur për fazën e re të dialogut Kosovë-Serbi.

Lëvizja për Bashkim thekson se zyrtarët e lartë të Kosovës kanë paralajmëruar arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë, por as pas gjithë atyre raundeve të bisedimeve, ata nuk kanë bërë ende asnjë hap për ofrimin e një platforme apo për koordinimin e qëndrimeve me forcat e tjera politike në vend.

"Është e qartë që Qeveria e Kosovës e ka legjitimitetin e fituar përmes një rezolute të miratuar nga Kuvendi i Kosovës për të zhvilluar bisedime me Serbinë", thekson LB.

Fatkeqësisht në këtë rezolutë, edhe pas insistimit të vazhdueshëm nga deputetët e Lëvizjes për Bashkim në Kuvendin e Kosovës, nuk ishte përfshirë obligimi i qeverisë për të hartuar një platformë të përbashkët për bisedime me Serbinë.

"Megjithatë, duke pasur parasysh qëndrimet e ndryshme lidhur me këtë proces nga pjesa dërrmuese e opozitës, e sidomos duke pasur parasysh se kemi të bëjmë me një çështje shumë të rëndësishme të interesit kombëtar, me peshë edhe për brezat e ardhshëm, Lëvizja për Bashkim e konsideron të domosdoshme, që edhe pas tërë këtyre zhvillimeve, pala e Kosovës duhet ta ndërrojë qasjen para kësaj faze të re bisedimesh."

Lëvizja për Bashkim është e vendosur në kërkesën e saj shumë të hershme për fillimin e bashkëpunimit midis forcave politike shqiptare të Kosovës lidhur me këtë proces, me qëllim të arritjes së një konsensusi politik, i cili do të rezultonte me një platformë të përbashkët për bisedime me Serbinë.

"Ne konsiderojmë që në qendër të kësaj platforme duhet të jenë çështjet themelore që kanë mbetur pa u zgjidhur në raport me Serbinë: tri komunat e banuara me serbë në veri të vendit dhe tri komunat e banuara me shqiptarë në Kosovën Lindore"

"Ndërsa, si parim i zgjidhjes së problemeve të vendoset ai i reciprocitetit. Të gjitha çështjet e tjera janë të varura nga ato të lartpërmendurat dhe është e panevojshme të jenë pjesë e dialogut politik me Serbinë" deklaron LB.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)