15 Gusht 2018

Kuvendi po përballet vazhdimisht me mos efikasitet të punës

Prishtinë, 16 maj - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), mbajti sot tryezë diskutimi me deputetë të Kuvendit të Kosovës, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të mediave rreth monitorimit të punës së Kuvendit dhe ndikimit të monitorimit në ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies së deputetëve.

Përmes këtij takimi u shënua edhe fillimi i një koncepti të ri të monitorimit të Kuvendit, të udhëhequr nga qytetarët.

Në hapje të këtij diskutimi Albert Krasniqi nga KDI, theksoi se pas 12 vitesh monitorim të rregullt të punës së Kuvendit, KDI synon që tanimë të krijojë një qasje tjetër të monitorimit duke përfshirë qytetarët, shoqërinë civile, studentët dhe grupe të tjera të interesit duke u ofruar mundësi direkte për monitorimin e punës së deputetëve përmes përdorimit të mjeteve të teknologjisë dhe informimit.

Kurse kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë në këtë tryezë se “duhet të reflektojmë që ta përmirësojmë punën e Kuvendit”.

Ai ka potencuar se roli i shoqërisë civile dhe medieve, roli i tyre kritik nuk i bën dëm institucioneve por vetëm se e përmirëson punën e Kuvendit.

 “Ne kemi nevojë për partneritet me shoqërinë civile që do të na ndihmonte që të jemi me transparent dhe llogaridhënës ndaj qytetarëve të Kosovës. KDI me punën e saj ka ndikuar në rritjen e performancës dhe transparencën në Kuvend”, ka plotësuar ai.

Veseli duke folur për punën e kuvendit ka shtuar se agjenda e kuvendit është duke u stërngarkuar me çështje që nuk i takojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë Kuvendit, dhe shumë çështje që po diskutohen po kalojnë në çështje personale.

“Kemi vështirësi në kuorum, sepse ka deputetë që vinë vetëm që të nënshkruhen dhe kjo po ndikon në punën e mirë të shumë deputetëve të tjerë. Janë deputetë pothuajse të njëjtë që janë pasiv edhe në punën e komisioneve parlamentare”, ka thënë më tej.

Kurse Artan Murati nga KDI, potencoi se përkundër faktit që Kuvendi i Kosovës është një nga institucionet më transparente në vend, megjithatë institucioni më i lartë në vend është duke u përballur vazhdimisht me mosefikasitet të punës.

Murati prezantoi disa statistika bazike rreth funksionimit të punës së Kuvendit gjatë legjislaturës së gjashtë, duke theksuar mungesën e shpeshtë të kuorumit si dhe numrin e vogël të ligjeve të miratuara. 

Në fund, ai shpalosi para deputetëve dhe të pranishmëve tjerë platformën “Vota Ime”, dhe mundësitë e shumta që ofron kjo platformë në monitorimin e punës së Kuvendit si tërësi dhe deputetëve individualisht.

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 Gusht 2018 - Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit do të mbajë konferencë për media lidhur me aprovimin e Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit nga Parlamenti i Kosovës. (Ndërtesa e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës prezanton platformen e re dixhitale në kuadër të transparencës komunale "Kontratat e hapura". (Salla e Kuvendit komunal në objektin e vjetër të Komunës, ora 11:00)

- Kryetari i Lëvizjes për Bashkim se Valon Murati mban një konferencë për media lidhur me qendrimet e Lëvizjes për negociatat Kosovë - Serbi.  (Selia Qendrore e Lëvizjes për Bashkim ora 14:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, viziton lokacionin ku po zhvillohen punimet në ndërtimin e Spitalit Pediatrik Kirurgjik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës i cili do t’i integrojë të gjitha shërbimet shëndetësore që kanë të bëjnë me fëmijët. (QKUK, ora 14:00)

- Ne kuader te Festivalit Anibar prezantohet Aisha Madu me një program special. (Kinema “Jusuf Gërvalla” ora 14:00)

- Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së organizon ekspozitën e artistit pamor Yll Xhaferi, të titulluar “Scrolling”. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, ora 19:00)