21 Mars 2019

Kuvendi miraton ligjet për ushtrinë e Kosovës

Prishtinë, 18 tetor - Kuvendi i Kosovës me vota unanime, pa praninë e deputetëve të serbëve të Kosovës, miratoi tri ligjet që transformojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri, por pa ia ndryshuar emrin.

Me 101 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët miratuan në lexim të parë këto projektligje. Përmes këtyre tre projektligjeve po synohet që Forca e Sigurisë së Kosovës të transformohet në një forcë me kapacitete shtesë, duke përfshirë edhe përgjegjësi të mbrojtjes.

Zyrtarë të FSK-së thonë, se emri i kësaj trupe mbetet i njëjtë, (FSK), ndërkaq, mandati, misioni, autorizimet, kompetencat sikurse edhe struktura e Ministrisë do të ndryshojnë në përputhje të plotë me planin 10-vjeçar të tranzicionit të FSK-së.

Prezantimin e tre projektligjeve për FSK-në para deputetëve e bëri ministri i kësaj trupe Rrustem Berisha. Ai tha, se hartimi dhe procedimi është mbështetur në normat kushtetuese në mënyrë që të mundësohet riorganizimi dhe kalimi nga Ministria e FSK-së në Ministrinë e Mbrojtjes.

"Ministria e Mbrojtjes do të hartojë dhe zbatojë politikat e përgjithshme shtetërore të mbrojtjes në nivel strategjik si dhe do të ushtrojë funksionet dhe kompetencat e saj në përputhje me kushtetutën dhe ligjet në fuqi", tha ministri Rrustem Berisha.

Të gjitha grupet parlamentare i mbështetën pa rezervë tre projektligjet që e shndërrojnë FSK-në në ushtri.

Para se tre ligjet për FSK-në të votoheshin në kuvend, lista Srpska, që ka 10 deputet në kuvendin e Kosovës, kundërshtoi miratimin e këtyre ligjeve, duke thënë, se "ky transformim është në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshilllit të Sigurimit dhe akteve të tjera ndërkombëtare, si dhe do të dëmtojë të ardhmen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë."

"Këto ligje nuk janë kundër serbëve, por edhe kundër shqiptarëve, sepse shpenzimet janë aq të mëdha sa do të rëndojnë edhe më shumë ekonominë e pazhvilluar të Kosovës", tha Igor Simiq, shef i grupit parlamentar të Srpska, deputetët e së cilës pas paraqitjes së kundërshtimit të tyre u larguan nga salla e kuvendit.

Tre ligjet e miratuara në kuvendin e Kosovës janë: Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Projektligji për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës si dhe Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes.

1.Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës – përcakton kompetencat, organizimin dhe funksionimin e FSK-së , si forcë multietnike, profesionale, e armatosur dhe e autorizuar për të shërbyer në vend dhe jashtë vendit, në pajtim me mandatin e dhënë kushtetues dhe ligjor në mbrojtje të integritetit territorial, qytetarëve, pronës dhe interesave të Republikës së Kosovës, dhe e cila i nënshtrohet kontrollit civil demokratik.

2. Projektligji për Shërbimin në FSK – Ky projektligj rregullon kushtet e përgjithshme të shërbimit në FSK si një shërbim i ndërtuar mbi bazën e parimit të ligjshmërisë, profesionalizmit, komandës, disiplinës, respektit, nderit, ruajtjes së informacionit, komunikimit, jo diskriminimit dhe mundësive të barabarta, paanshmërisë politike, transparencës dhe llogaridhënies.

3.- Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes – Më këtë Ligj bëhet riorganizimi dhe kalimi i MFSK-së në Ministri të Mbrojtjes në kuadër të Qeverisë së Republikës së Kosovës me qëllim të mbikëqyrjes dhe kontrollit civil demokratik mbi FSK-në me strukturën e saj organizative, që siguron funksionalizimin e plotë dhe përmbushjen e përgjegjësive të saj. Ministria e Mbrojtjes do të hartojë dhe zbatojë politikat e përgjithshme shtetërore të mbrojtjes në nivelin strategjik, si dhe do të ushtrojë funksionet e kompetencat e saj në përputhje me Kushtetutën.

Forca e Sigurisë së Kosovës në mandatin aktual është forcë e armatosur me armë të lehta dhe e gatshme të ndërhyjë në rast të katastrofave natyrore. Kjo trupë aktualisht numëron më shumë se 2000 pjesëtarë. 200 prej tyre janë pjesëtar të pakicave. Një pjesë e serbëve të Kosovës tashmë kanë dhënë dorëheqje nga FSK dhe sipas qeverisë së Kosovës ata janë detyruar të largohen nga presion i Beogradit zyrtar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 mars 2019  
- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, do të jetë nikoqir i homologut të tij nga Mali i Zi, Srdjan Darmanoviq. (Ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ora 8:50)

- Përurohem hapësirat e reja të Shoqatës Down Syndrome Kosova qendra në Prishtinë. (Qyteza Pejton Lokalet e NPB-së, ora 9:00)

- Institucioni i Avokatit të Popullit organizon tryezën me temë"Përgjegjësia juridike e shtetit për shkeljet e të drejtave të njeriut". (Institucioni i Avokatit të Popullit, ora 9:30)

- Instituti Demokraci për Zhvillim  organizon diskutim me rastin e publikimit të dokumentit të politikave “Matja dhe vlerësimi i politikave të riintegrimit”, (Hotel Sirius, ora 9:45)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të takohet me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ku do të diskutojë për hartat zonale, krijimin e zonave të gjelbra, veturat elektrike, policia mjedisore si dhe tema të tjera mes dy institucioneve. (Kabineti i Ministrit Matoshi, ora 10:00)

- Mbahet konferenca e përbashkët për media e Ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, dhe ministrit të jashtëm të Malit të Zi, Srdjan Darmanoviq. (Ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ora 10:00)

Shoqata Down Syndrome Kosova organizon konferencen “Aftësia e Kufizuar Intelektuale në Kosovë”. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Qendra Mediale në Çagllavicë organizon debatin publik me temë "Platforma e Kosovës për dialog - realiteti apo fundi i dialogut?". (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 10:30)

- SHL-Kosova themelon Rjetin e Qendrave Rinore të Kosovës ku edhe mban Kuvendin për zgjedhjen e Bordeve të këtij Rjeti. (Zyra e KDI-së, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flasin deputetët Glauk Konjufca dhe Arbërie Nagavci. (Holli i Kuvendit, ora 12:00)

- Ministri Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të vizitoi Termocentralin Kosova B lidhur me prezantimin e fillimit të investimeve madhore mjedisore në Termocentralin Kosova B, nga ana e menaxhmentit të KEK-ut. (Termocentrali Kosova B në Obiliq, ora 13:00)

- Partia Socialdemokrate mbanë koferencë për media. (Selia Qendrore e PSD-së, në lagjen Arbëria.  ora 14:00)