26 Prill 2024

Kuvendi mblidhet në seancë të jashtëzakonshme

Prishtinë, 14 prill - Kuvendi i Republikës së Kosovës mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme për të shqyrtuar masat ekonomike e financiare të shkaktuara nga koronavirusi i ri COVID 19 të propozuara nga Partia Demokratike e Kosovës.

"Kuvendi i Republikës së Kosovës, do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme me rend dite propozimi dhe miratimi i masave konkrete ekonomike e financiare që duhet t’i ndërmerr Republika e Kosovës për të tejkaluar sfidat e rimëkëmbjes ekonomike në adresimin e pasojave të pandemisë së Corona Virusit “Covid 19”, me qëllim të përballimit sa më të suksesshëm të pasojave e shkaktuara (aktuale dhe të ardhshme), në drejtim të parandalimit të krizës eventuale ekonomike, zvogëlimit të humbjeve ekonomike dhe ofrimin e mbështetjes së domosdoshme veçanërisht për sektorin privat në Kosovë", thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Masat e propozuara te PDK-se përfshijn pagat për të punësuarit e sektorit privat të paguhen nga 300 euro në muaj për tre muaj, përkrahje për ndërmarrjet private me një fond prej 40 milionë euro, shtesat për të punësuarit e sektorit publik të paguhen nga 300 euro shtesë për tre muaj ditë, ndërsa të punësuarit në linjë të parë të kenë për 3 muaj ditë nga 500 euro shtesë

Kjo seancë është thirrur me kërkesën e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës dhe deputetëve nënshkrues

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)