05 Korrik 2020

Kuvendi i kërkon qeverisë mos lejimin e zgjedhjeve serbe

Prishtinë, 27 maj - Kuvendi i Republikës së Kosovës, duke demonstruar rolin kushtetues dhe vendosmërinë në mbrojtje të kushtetutshmërisë, integritetit dhe sovranitetit të vendit, në mbledhjen e mbajtur me sot, pas debatit parlamentar, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës marrjen e masave për ndalimin e organizimit të zgjedhjeve lokale dhe ushtrimit të veprimtarive të Qeverisë së Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.
    
Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës që në koordinim me faktorët relevantë ndërkombëtarë, të ndalojë  aktivitetet të cilat zhvillohet në territorin e Republikës së Kosovës jashtë sistemit politik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës, duke përfshirë:

Marrjen e masave për ndalimin e organizimit të zgjedhjeve lokale dhe ushtrimit të veprimtarive të Qeverisë së Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, përfshirë, ndalimin e vizitave të zyrtarëve të Republikës së Serbisë pa lejen e Institucioneve të Republikës së Kosovës, dhe

Hartimin e planit aksional në koordinim me faktorët e tjerë relevantë për zhbërjen  e strukturave të pushtetit të Qeverisë së Republikës së Serbisë në veri të Republikës së Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Korrik 2020

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi Inspekton investimet në fushën e futbollit në fshatin Novosellë të Pejës. (Fshati Novosellë, ora 13:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim drejtuesit e institucioneve shëndetësore. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton shpellën “Bukuroshja e Fjetun”, promovim i turizmit kulturor. (Pejë, ora 13:30)

 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton Garën ndërkombëtare e automobilizimit “Kulla 2020”. (Pejë, ora 15:30)