08 Maj 2024

Kurti në pritje të përgjigjes nga Thaçi për letrën e fundit të dërguar

Prishtinë, 17 prill - Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i është drejtuar me një letër presidentit Hashim Thaçi, përmes së cilës ka qartësuar se nuk heziton t'i përgjigjet dhe as nuk e refuzon kërkesën e tij, porse është në pritje të përgjigjes nga ai për letrën e fundit të dërguar.

"Jo, nuk hezitojme t'ju pergjigjemi. Jo, nuke refuzojme kerkesen tuaj. Por jam i detyruar te perseris ate qe kam pyetur ne letren time te fundit, e per te cilen nuk kam marre pergjigje. Shprehimisht kam thene: E kam te qarte qe situata aktuale nuk lejon mbajtjen e zgjedhjeve, dhe kjo eshtii dirka qe· ne nuk po kerkojme te" behet tani, par sapo te krijohen kushtet pas kalimit te·pandemise."

"Mirepo ajo qe· nuke kam te qarte~ eshte standardi i dyfishte qe Ju dhe partite· politike po tentoni ta impononi ne rruge jokushtetuese, pas ketij mocioni mosbesimi i cili nuk dallon ne aspekt formal dhe material nga praktikat e mehershme. Ndoshta dote mund te na sqaroni kete? Une kam kerkuar sqarim lidhur me kete, dhe jam akoma ne pritje te pergjigjes suaj", shkruan kryeministri Kurti.

Ndër të tjerë në letrën e kryeministrit në detyrë Kurti dërguar presidentit Thaçi thuhet: “Do të jem në pritje të sqarimit tuaj, me shpresën se do të përdorni standardin e njëjtë që po pritni nga unë."

"Pas përgjigjes suaj mbase mund ta kem më të qartë arsyen pas këtij insistimi për t'u marrë me çështje dytësore e tretësore, në një kohë kur të gjithë duhet të bashkohemi në luftën kundër armikut të përbashkët- COVID-19”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)