27 Prill 2024

Kurti: Kosova ka një president i cili është figurë ceremoniale dhe në terr shtetëror

Prishtinë, 20 prill - Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka thënë se Kosova ka një president i cili është figurë ceremoniale dhe në terr shtetëror.

Kosova sipas tij ka një president jashtë detyrës me këtë intencën për të formuar dhe drejtuar vullnet politik në Kosovë.

"Presidenti i republikës parlamentare demokratike, sikurse është shteti i pavarur i Kosovës, është një figurë ceremoniale në terr shtetëror i cili nuk është njëra nga shtyllat e pushtetit”, ka thënë Kurti.

Kurti ka shtuar se është e qartë se presidenti nuk është i kënaqur me kompetencat që ka.

“Ato janë të tilla sipas kushtetues dhe këtë është dashur ta mendojë atëherë kur është interesuar që të bëhet president”, ka thënë Kurti.

Kryeministri në detyrë shtoi se po punojnë me gjithë kapacitetin në luftimin e përhapjes së coronavirusit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)