26 Prill 2024

Kurti kërkon dorëheqjen e Haradinajt

Prishtinë, 25 maj - Tryeza e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje ku kanë marr pjesë pothuajse të gjithë zyrtarët  partive politike të përfaqësuar nga deputetët dhe përfaqësues të spektrit politik, në përjashtim të Listës Serbe.

Tryeza është udhëhiqur nga nikoqiri i saj, kreu i VV-së, Albin Kurti, ndërkaq, PDK  është përfaqësuar nga Memli Krasniqi,  LDK nga Agim Veliu, Nisma nga Bilall Sherifi, AAK-ja, nga Blerim Kuçi, ndërkaq, Partia e deputetëve të pavarur, Socialdemokratet nga Dukagjin Gorani.

Me të filluar tryeza, Albin Kurti ka adresuar kritika të ashpra tek kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, duke kërkuar madje edhe dorëheqjen e tij.

"Kush mund të ketë besim në kryeministrin Haradinaj? Dikur e mbante bajrakun kundër demarkacionit dhe porsa u bë kryeministër e ndërroi tërësisht qëndrimin. Kurrë nuk kam besuar që pas raportit të Komisionit Bulliqi, ai na e sjell ratifikimin e demarkacionit Meha."

"Ky kryeministër për karrige e bën edhe 'Zajednicën'. Le të shkojmë në zgjedhje të reja dhe aty në fushatë Haradinaj e Veseli le të thonë pse është mirë ta draftojnë statutin e 'Zajednicës' për çfarë kanë formuar grup punues", ka theksuar Kurti.

Sipas tij, në këto tryeza duhet diskutuar për zgjedhjet pasi vendi nuk mund të qeveriset nga pakica. Kurti ka thënë se Qeveria ka humb shumicën në Kuvend dhe se Kuvendi është bërë pothuajse jofunksional.

Ai ka përmendur disa veprime të dëmshme që sipas tij ka bërë Qeveria Haradinaj duke përmendur nisjen e statutit për Asocacionin në kundërshtim me ligjet e Kosovësjanë, mashtrimi me vizat, ratifikimi i demarkacionit, faljen e borxheve kompanive...etj.

"Kryeministrit duhet të jap dorëheqje dhe se ai për karrigë është i gatshëm edhe me formu Zajednicen”.

Kurti ka thënë se nëse Haradinaj nuk jep dorëheqje duhet ta testojë besimin në Kuvend. E nëse kjo nuk ndodh sipas tij së bashku me partitë tjera do të nisin mocion mosbesimi.

"Në republikën parlamentare çfarë është shteti ynë i pavarur, qeveria duhet të jetë qeveri e shumicës e cila mirëmbahet nga shumica parlamentare. Qeveria aktuale, në rastin më të mirë për të, i ka 52 deputetë."

"Kjo është qeveri e pakicës e cila keqmbahet nga pakica. Kurrë nuk ka pasur më pak mbledhje të Kuvendit të Kosovës dhe projekt-ligje të qeverisë sikurse tani. Kjo gjendje nuk mund të vazhdojë nëse duam të vazhdojë funksionimi institucional i vendit tonë."

"Nga raporti "Vendet në tranzicion, 2018" i Freedom House, Kosova ndodhet më keq se Bosnja dhe Hercegovina sa i përket nivelit te demokracisë: 4.93 kundrejt 4.64", theksoj Kurti.

Agim Veliu i LDK kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve madje kërkoi që të vendosët edhe për datën e zgjedhjeve.

Ndërsa Blerim Kuçi i AAK-së tha se tryezat janë kthyer në pikën fillestare dhe se ka humbur kuptimi i tyre.”Zgjedhjet e parakohshme nuk është se ka koncenzues nacional”, tha ai.

Tryeza e thirrur nga VV ka për qëllim trajtimin e çështjes së mbajtjes së zgjedhjeve me moton " Zgjidhja nëpërmjet zgjedhjeve".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)