26 Prill 2024

Kurti i shkuran letër Thaçit: Nuk e keni në mandat të përcaktoni përtej Kushtetutës

Prishtinë, 22 prill - Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i është drejtuar sot me një letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në të cilën ndër të tjerash ​ka potencuar se Presidenti nuk ka të drejtë e as autorizim kushtetues për të konstatuar se e ka refuzuar propozimin e kandidatit për kryeministër kur nuk e ka bërë këtë.

"Bazuar në rolin dhe funksionin si President, ju nuk keni të drejtë e as autorizim kushtetues për të konstatuar se kemi refuzuar propozimin e kandidatit për kryeministër kur nuk e kemi bërë këtë; ju nuk e keni në mandat e kompetencë që të përcaktoni përtej Kushtetutës se si e çfarë do të jetë Qeveria, siç keni bërë këtyre ditëve në deklarimet publike; dhe, me keqardhje konstatojmë se ende nuk na jeni përgjigjur se në bazë të cilës pikë të nenit 95 po veproni dhe po na drejtoheni", ka shkruar Kurti.

Ai shkruan me tutje se përkundër që në asnjë rast nuk ka refuzuar as kërkesën dhe as propozimin e mandatarit, sot, ka pranuar një letër nga Presidenti, përmes të cilës konstaton jashtë kompetencave te tij kushtetuese si President, se Kurti nuk e ka shfrytëzuar të drejtën për propozimin e kandidatit të ri për të formuar Qeverinë.

Kushtetuta e Republikës sipas Kurtit nuk parasheh një kompetencë të tillë të Presidentit për të vlerësuar apo konstatuar shfrytëzimin apo mosshfrytëzimin e të drejtës për të propozuar mandatarin.

"Përveç kësaj, Kushtetuta e as Aktgjykimi Nr. 103/14 nuk kanë përcaktuar as afatin për një gjë të tillë."

"Kushtetuta çfarë parasheh në këtë rast është caktimi i mandatarit vetëm pas propozimit nga partia ose koalicioni që ka fituar shumicën absolute apo relative, siç përcaktohet edhe në pikën 84 të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese", ka shkruar ne fund kryeministri Kurti.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)