26 Prill 2024

Kuçi e vlerëson të suksesshëm decentralizimin

Prishtinë, 7 shtator - Zëvendës kryeministri i Kosovës Hjredin Kuçi tha se decentralizimi vazhdon të jetë një prej prioriteteve tona dhe është një prej plotësimit të zotimeve që kemi marrë nga dokumenti i presidentit Ahtisari, por njëkohësisht është edhe një proces shumë i rëndësishëm i ofrimit të shërbimeve për qytetarët e vendit tonë.

“Me sukses janë krijuar komunat e reja, janë mbajtur zgjedhjet dhe është inkurajuese pjesëmarrja në këto zgjedhje. Po të përmend suksesin në themelimin e komunës së Parteshit. Është një vlerësim pozitiv i të gjithë akterëve për themelimin e komunave të reja, të cilat nuk nënkuptohen vetëm si komuna që realizojnë të drejtat etnike apo plotësojnë zotimet politike ton, por janë edhe komuna funksionale në të mirë të qytetarëve tanë”, tha ai.

Kuçi tha se ju jap garancinë në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës udhëheqësve të komunave të reja, se do të kenë përkrahje të plotë politike, administrative, buxhetore dhe kapaciteteve të veçanta sipas nevojave infrastrukturore.
“Një falënderim i veçantë shkon edhe për kryetarët e komunave, ku kryetar i komunës është shqiptar, të cilët kanë treguar një përgjegjësi të lartë dhe korrektësi institucionale që kanë bartur kompetencat te komunat e reja. Procesi i ndërtimit të kapaciteteve administrative dhe funksionalizimi i komunave të reja është shumë pozitiv, por duhet ët vazhdojë edhe më tutje”.

Sipas zëvendëskryeministrit e gjithë kjo që është treguar deri më tani në procesin e decentralizmit, nuk është fundi i tregimeve tona.

“Ne kemi zotime që një gjë të tillë ta bëjmë në balancimin e të drejtave etnike, të qytetarëve tonë, por edhe të shtrirjes gjeografike të sovranitetit në gjithë territorin e Republikës sonë. Ky proces momentalisht është jo i plotë në pjesën veriore të vendit tonë, ne veçanti mendoj për Mitrovicën e veriut dhe në këtë drejtim duhet ët angazhohemi në veçanti për krijimin e kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve dhe krijimin e institucioneve komunale, ku funksionon në mënyrë të plotë sistemi jonë juridik”.

Kuçi tha se presim një përkushtim, në radhë të parë të institucioneve tona, një koordinim të plotë dhe vendosmëri të mekanizmave ndërkombëtarë, ICO, KFOR-in dhe EULEX-in.
“Procesi i decentralizimit ka afate kohore, ka zotimin tonë, ka paraparë shtrirjen dhe ai duhet ët jetë i plotë, ngase moszbatimi i tij në plotësi, krijon mundësi për stagnim edhe në pjesët tjera dhe mundësitë për reagime të paparapara.
Shembull i suksesit në komunat e themeluara deri më tani, duhet ët jetë një shembull i mirë edhe për pjesët tjera ku ende nuk është shtrirë procesi i decentralizimit”.

Sipas Kuçit strategjia për veriun ende është funksionale për Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe ne duhet të angazhohemi për rend dhe ligj, për legjitimitet demokratik dhe ftoj të gjithë që të organizojmë çdo mundësi për organizimin e zgjedhjeve edhe në Leposaviq,  Zubin-Potok dhe në Zveçan, si dhe në komunën e re të Mitrovicës, duke përfshirë edhe zhvillimin ekonomik dhe integrimin e plotë të asaj pjese.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)