27 Shkurt 2021

Kryetari Daci uron popullin e Republikës së Kosovës

Prishtinë, 16 shkurt - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD) akademik Nexhat Daci uroi popullin e Republikës së Kosovës me rastin e 2 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

Në këtë urim ndër të tjera thuhet:

“Të nderuar bashkëqytetarë.

Më lejoni që në cilësinë e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Dardanisë të i’u uroi 2 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së vendit tonë, Republika e Kosovës.

Me shpalljen e vendit tonë shtet i pavarur dhe sovran, u arrit ideali jonë kombëtar me të cilin dëshmuam para botës dhe kombeve të lira, se njeriu me qëndresën e tij është më i fort se guri,  në rast se ideali i tij është i drejt dhe i bazuar në vullnetin e zotit.

Qëndresa jonë dhe përcaktimi ynë e dëshmuan para botës thënien e vjetër se, vullneti i popullit është vullnet i zotit.

Para vetës si shtet i pavarur, demokratik dhe sovran na presin shumë sfida, të cilat duhet ti tejkalojmë me pune dhe me një udhëheqje të denjë, të cilat do ta ndërtonin dhe fuqizonin imazhin e shtetit më të ri në botë, shtetit dhe atdheut tonë të dashur, Republika e Kosovës.

E gëzofshim për jetë shtetin tonë të pavarur.

Nga zemra,

Akademik Nexhat Daci        

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Shkurt 2021

 - Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Kampionatin Individual të Kosovës “Adem Jashari”për Seniorë. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Klubi i Pingpongut “Priping”, nënshkruan kontratë me pingpongistin anglez Chris Doran. (Salla e Pingpongut në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, ora 14:00)