27 Prill 2024

Kryetarët e komunave përmbushën gjysmën e premtimeve

Prishtinë, 21 gusht - Deri më tani kryetarët e komunave të Kosovës, kanë përmbushur gjysmën e premtimeve që i kanë dhënë në fushatat e zgjedhjeve të fundit. Kështu ka thënë Bekim Salihu nga Instituti GAP, sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë’, në Radio Televizionin e Kosovës.

 “Në zgjedhjet e më hershme, ka pasur premtime të ndryshme, duke përfshirë edhe premtime politike, siç është edhe Pavarësia. Kurse nga viti 2013, ka pasur një ndryshim i qasjes në premtime”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë’, në Radio Televizionin e Kosovës.

Salihu bëri me dije se GAP ka informata për 30 komuna që kanë dhënë premtime. Ai ka përmendur edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme që janë mbajtur në dy komuna.

“Edhe në Graçanicë edhe në Drenas, kemi monitoruar në këto premtime”, tha ai. Për premtime që janë dhënë nga kryetarët, Salihu tha se janë qindra premtime  që janë dhënë në fushatën e zgjedhjeve të kaluara.

“Gjysma e premtimeve janë përmbushur nga ana e kryetarëve të komunave të Kosovës”, tha ai.

Sipas tij kryetarët e komunave të Kosovës, nuk kanë pasur ndonjë projekt të madh që është i lidhur me PPP-në. Ai ka përmendur disa komuna që i kanë përmbushur disa premtime.

Salihu tha se kryetarët që kanë përmbushur më shumë premtimet janë ai i Prishtinës, Kaçanikut, Pejës, Vitisië dhe ajo e Gjakovës

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)