08 Maj 2024

Kryesisë së Kuvendit i kërkohet të respektoj rregulloren e punës

Prishtinë, 3 prill - Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, mbështetur edhe nga Grupi Parlamentar i VV dhe i GDP, e ka dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme lidhur me deportimin e gjashtë shtetasve turq.

"Mos harmonizimi i veprimeve institucionale dhe ikja nga përgjegjësia e krerëve institucional lidhur me rastin e deportimit po vazhdon edhe në trajtimin e kërkesës nga ana e Kryesisë së Kuvendit, e cila nuk po arrin të mbledh anëtarët e saj për ta shqyrtuar të njëjtën edhe pse sot është ditë pune", thekson Grupi Parlamentar i LDK-së.

Grupi Parlamentar i LDK-së e ka parashtruar edhe një herë sot kërkesën që Kryesia e Kuvendit të respektoj rregulloren e punës, të mblidhet dhe të caktoj seancën për ditën e nesërme në orën 14:00.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)