26 Prill 2024

Kryeparlamentarja Osmani procedon Projektligjin për Luftimin e Pandemisë

Prishtinë, 15 prill - Sot, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani-Sadriu, e përkrahur nga deputetët nënshkrues, ka proceduar nismën legjislative për Projektligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës.
 
Kjo nismë është iniciuar si rrjedhojë e kërkesave të cilat burojnë nga Aktgjykimi KO 54/20 i Gjykatës Kushtetuese, i datës 6 prill 2020, i cili specifikon rolin e Kuvendit në ndërmarrjen e masave të duhura për tu siguruar që kufizimet e nevojshme të të drejtave dhe lirive themelore më qëllim të ruajtjes së shëndetit publik, janë bërë në pajtueshmëri me Kushtetutën.
 
Me këtë rast, Kryetarja e Kuvendit falënderoj profesorin dhe ish-Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, prof.dr. Enver Hasani, për angazhimin pro-bono në hartimin e draftit të parë këtij projektligji.
 
Ky projektligj do të trajtohet sipas procedurave të parapara me Rregulloren e Punës së Kuvendit

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)