30 Maj 2020

Kryeministri Kurti vizitoi komunat e Malishevës, Prizrenit dhe Dragashit

Malishevë, Prizren, Dragash, 9 prill - Vizitat për informim më të detajuar për menaxhimin e situatës pas shpërndarjes së virusit Corona në vendin tonë, kryeministri në detyrë Albin Kurti i vazhdoi sot në komunat e Malishevës, Prizrenit dhe në atë multietnike të Dragashit.

Në komunën e Malishevës, vendin më të prekur nga virusi Corona, Kryeministri ishte i shoqëruar me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ministren në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, znj. Emilija Redzepi.

Si çdo qytetar ashtu edhe qeveria e vendit është e brengosur me numrin e të prekurve në komunën e Malishevës. Vdekja e mbrëmshme e 66 -vjeçares e bëri edhe më të rëndë këtë situatë.

Ky virus nuk ka këmbë. Ai mund të lëvizë vetëm nëse ecim ne. Prandaj, është i domosdoshëm qëndrimi në shtëpi e i paarsyeshëm dalja nëpër rrugë.

Nga aty, kryeministri në detyrë Kurti së bashku me ministren në detyrë znj. Redzepi shkuan në takim të kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Fat i mirë në këtë komunë është numri më i vogël i të prekurve dhe se menaxhimi i karantinës e i shpërndarjes së ndihmave po bëhet suksesshëm e pa pengesa.

Këto ditë duhet të rritet kujdesi dhe përcjellja kur qytetarët i frekuentojnë marketet e furrat e bukës.

Të hollat metalike kanë mundësi të madhe të përcjelljes së virusit. Andaj duhet të bëhet pastrimi i duarve deri në 30 sekonda. Karrocat e shportat të dezinfektohen disa herë gjatë ditës dhe pas shkuarjes në shtëpi të bëhet dush.

Gjatë kohës së lëvizjes, si qeveri ju lusim që vetëm një anëtar i familjes t’i bëjë blerjet e nevojshme për shtëpi dhe posa të futet në shtëpi të pastrohet. Rreziku është i madh, prandaj edhe duhet të jemi në nivelin e përgjegjësisë institucionale e qytetare.

Komunën e fundit të cilën e vizituan sot ishte ajo multietnike e Dragashit, ku u pritën nga Kryetari i Komunës, Shaban Shabani.

Aty u bashkua edhe ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa.

Si qeveri në detyrë jemi të vetëdijshëm që po futemi në një kohë të rëndësishme për prodhuesit tanë, sidomos ata të bujqësisë ku masat e ndërmarra nga qeveria mund të kenë penguar prodhimin e produkteve.

Por të gjithë këtë jemi duke e bërë për të shpëtuar jetë njerëzish. Dragashi ka aq shumë mërgimtarë sa mund të thuhet se është edhe një Dragash jashtë tij.

 Shqetësimi për familjarët është i madh, por këtë situatë nuk e kemi zgjedhur ne. Neve na gëzon fakti që në këtë komunë nuk asnjë të prekur e shpresojmë se do të jetë kështu deri në fund.

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 Maj 2020

- Instituti Demokratik i Kosovës / Transparency International Kosova organizon konferencën për media ku do të shpalosen gjetjet preliminare nga monitorimi i aktiviteteve të prokurimit të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë kohës së pandemisë. (Hotel Sirius, ora 11:00)

 

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyret e qendrore të Vetëvendosje, ora 17:00)