01 Qershor 2020

Kryeministri Kurti priti në takim përfaqësuesit e Rrjetit të Grave të Kosovës

Prishtinë, 26 shkurt - Sot, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Ministrja e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu, ka mirëpritur në takim përfaqësuesit e Rrjetit të Grave të Kosovës, znj. Igballe Rugova, Besnik Leka dhe znj. Adelina Berisha.

Znj. Igballe Rugova përgëzoi kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës së re. Ajo shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit të ngushtë me Qeverinë në fuqizimin e çështjes gjinore në vend. Ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më fuqishëm me Agjencinë për Barazi Gjinore, e cila ekziston si akter institucional në Zyrën e Kryeministrit. Gratë janë gjysma e pashprehur e popullsisë prandaj angazhimi i institucioneve për gratë është i domosdoshëm.

Në anën tjetër kryeministri Kurti, falënderoi për urimet dhe për bashkëpunimin e propozuar RrGK-së për trajtimin e çës

 

htjes gjinore. Kryeministri ritheksoi se barazia shoqërore nuk është e mundshme pa barazi gjinore. Asnjë element i programit qeverisës nuk mund të jetë i mundur pa pjesëmarrjen e plotë të gruas në proces. Dhe kjo pjesëmarrje, nga ana e vet, nuk është e mundur pa koordinimin e përbashkët në këtë drejtim. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Qershor 2020

- Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve 1 qershorit, kompania ndërtimore “Qami Construction” do të dhurojë gjak në Qendrën e Transfuzionit të gjakut dhe bën shpërndarjen e dhuratave për fëmijët të cilat janë të shtrirë në Klinikën e Pediatrisë. (Qendra e Transfuzionit të gjakut në QKUK, ora 9:00)

- Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, KOMF organizon konferencën për media për publikimin e Raportit të Monitorimit “Komuna Ime, e Drejta Ime Sociale”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve. (Kampusi Universitar të Universitetit të Prishitnë, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, shqyrton Raportin vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit – AKP për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e dorëzimit të pajisjeve mjekësore dhe mjeteve mbrojtëse kundër COVID-19, për Klinikën Infektive në QKUK, pajisje këto të financuara nga fondet e mbledhura gjatë kampanjës tonë Një kafe si flutur. (Barnatorja Qëndrore, QKUK, ora 11:00)
 
- Instituti për Zhvillimin e Politikave Sociale (IZHPS), me financimin nga FES, publikon hulumtimin “Qasja në mësimin online dhe kushtet e jetesës për familjet përfituese të Skemës së Asstencës Sociale gjatë Covid-19. (Hotel Sirius, ora 11:45)

- Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime prezanton hulumtimit “A po ndryshon koncepti i atësisë në Kosovë?”. (https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdlUfSJPvTqynWzbxg2lXiq2Csq7vFeKnBg_kVgfvyHCkfpkQ/viewform,  ora  16:00)

 

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi mban konferencë për media. (Hapësira në hyrje të Presidencës, ora 16:00)