12 Prill 2021

Kryeministri Kurti pranon letër urimi nga UNDP dhe NDI

Prishtinë, 7 prill - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urimi nga Përfaqësuesja e Përhershme e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, Maria Suokko, dhe nga Drejtoresha e Lartë e Përhershme e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) në Kosovë, ambasadorja Nancy Soderberg me rastin e marrjes së detyrës së kryetarit të Qeverisë.

Në letrën dërguar kryeministrit Kurti, znj. Suokko ka theksuar vendosmërinë e UNDP-së për ta vazhduar bashkëpunimin me kryeministrin Kurti dhe kabinetin  e tij. Derisa  në letrën e urimit nga NDI, në emër të institutit, ambasadorja Soderberg e ka përgëzuar kryeministrin Kurti për punën e tij në dobi të qytetarëve të Kosovës duke shpresuar që të punojnë së bashku për ta fuqizuar më tej demokracinë e vendit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 Prill 2021

- Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës hap Ekspozitën “Vullkani” i Republikës, për nder të 40 Vjetorit të demonstratave të Viti 1981, dhe Ekspozitën “70 Vjet Arkiv”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10:00)

- Myftiu Naim Tërnava do të japë mesazhin me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit. (Selia e Kryesisë së BIRK-ut, ora 11:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media, në oborrin e Kuvendit të Kosovës, hyrja nga sheshi qendror. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, hyrja nga sheshi, ora 11:30)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Limani-Kazaz, do të bëjnë lansimin e projektit “View Point”. (Afërsi të fshatit Jabllanicë, ora 12:00)