04 Korrik 2020

Kryeministri Kurti, bëri homazhe në Poklekun e Ri të Drenasit

Drenas, 31 maj - Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, bashkë me zëvendës ministrin e Mbrojtjes, Enver Dugolli, bëri homazhe në Poklekun e Ri të Drenasit, në nderim të asaj që ndodhi më 31 maj 1998.

22 vjet më parë, në këtë fshat ndodhën krime të tmerrshme. 300 forca të policisë speciale të Serbisë sulmuan Poklekun e Ri, duke vrarë e shkatërruar gati krejt çka kishin para syve.

Dhjetë shqiptarë që ishin banorë të Poklekut të Ri, u zunë gjatë sulmit të 31 majit. Njëri prej tyre u gjet më vonë i vdekur, ndërsa nëntë të tjerë mungojnë sot e kësaj dite.

Përveç dëmeve në njerëz, Pokleku i Ri pësoi edhe shumë dëme materiale. Vlerësimi i bërë në vitin 1999 nga Grupi Ndërkombëtar i Menaxhimit nxori evidencën që 40% e shtëpive të Poklekut të Ri ishin dëmtuar.

Sot Pokleku i Ri duket se e ka rimarrë veten nga dëmet materiale, por dhimbja për nëntë banorë të zhdukur të fshatit mbetet ende e pranishme. Kjo na kujton se duhet të përdorim të gjitha resurset e mekanizmat për të gjetur të dashurit e qytetarët tanë që akoma mungojnë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Korrik 2020

- Shoqata "Miqtë e Amerikës", do të organizojë aktivitet në nderim të 4 korrikut - Dita e Pavarësisë së SHBA ku aktiviteti fillon me pastrimin e sheshit Bill Clinton nga zjarrfikësat e Prishtinës. (Sheshit Bill Clinton, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi do të bëjë shenjëzimin e shtigjeve të biçikletave në hyrje të Fushë-Kosovës, te rrethi i kazermës “Adem Jashari”, bashkë me grupin e çiklistëve “Marakli t’biçikletave”. (Parkingu i Ministrisë së Infrastrukturës, ora 10:00)

- Në nderim të 4 korrikut - Dita e Pavarësisë së SHBA pjestarët e Qendrës së Mjekësisë Urgjente të Prishtinë do ta ngrisin flamurin. (Sheshi Bill Clinton, ora 11:00)
 
- Kryeministri merr pjesë në fillmin e fushatë së korrje shirjeve në Kosovë. (Zona Industriale në fshatin Shirokë, Komuna e Suharekës, ora 14:00)