26 Prill 2024

Kryeministri Hoti kërkoi nga Bosnja heqjen e vizave dhe hapjen e Zyrave Ndërlidhëse

Prishtinë, 2 nëntor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, ka realizuar sot një bisedë telefonike me kryesuesin e Presidencës së Bosnjë Hercegovinës, z. Šefik Džaferović.

Kryeministri Hoti e ka falënderuar z. Džaferović për nismën e tij për njohjen e  Republikës së Kosovës nga Bosnjë Hercegovina, ndërkohë që ka kërkuar vazhdimin e angazhimit të tij për heqjen sa më parë të regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, me qëllim të realizimit të lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitalit midis të dyja vendeve.

Kryeministri Hoti ka shprehur gatishmërinë e Qeverisës së Republikës së Kosovës për hapjen e Zyrave Ndërlidhëse midis të dyja vendeve, si dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe të kulturës.

Gjatë kësaj bisede, bashkë me Kryeministrin Hoti ishin edhe Zëvendësministri i Tregtisë e Industrisë, z. Ćerim Bajrami dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, z. Rasim Demiri. 


  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)