26 Prill 2024

Kryeministri Haradinaj takoi përfaqësues të komunitetit malazez të Kosovës

Prishtinë, 14 qershor - “Ne jemi bashkë për ta përkrahur njëri tjetrin, për ta zhvilluar njëri tjetrin dhe për ta përmirësuar mirëqenien tonë”, kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi priti në takim përfaqësues të komunitetit malazez në Kosovës, të kryesuar nga Slobodan Vujiqiq, Kryetar i Shoqatës së Malazezëve të Kosovës.

Kryeministri Haradinaj vlerësoi lartë marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet shqiptarëve dhe malazezëve si dhe marrëdhëniet ndërmjet dyja shteteve, Republikës së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi.

Kryeministri Haradinaj gjatë takimit, gjithashtu theksoi nevojën e avancimit të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dyja vendeve dhe përkushtimit për përmirësimin e të drejtave dhe përfshirjes së këtij komuniteti në shoqërinë kosovare.

“Në muajin korrik ne do të hapim edhe Qendrën e zhvillimit të malazezëve të Kosovës, e cila do të jetë adresë qendrore dhe mekanizëm kyç, përmes së cilës do të implementohet strategjia e integrimit të malazezëve dhe fuqizimit të marrëdhënieve Kosovë – Mali i Zi”, kështu tha Kryeministri Haradinaj, duke i dhënë mbështetje afirmimit të mëtejshëm të vlerave të popullit malazezë që jeton në Kosovë.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e këtij komuniteti, falënderuan kryeministrin Haradinaj për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep  komunitetin malazez, me përkrahjen në projekte të ndryshme.

 

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)