26 Prill 2024

Kriza institucionale po dëmton interesin e qytetarëve të Kosovës

Prishtinë, 14 shkurt - Lëvizja Fol, përmes kësaj komunikate për shtyp, shprehë shqetësimin e saj në lidhje me krizën institucionale dhe politike në vend.

Kjo krizë, e cila vazhdon nga shtatori i vitit 2010, po i dëmton seriozisht proceset e shtet-ndërtimit në Kosovë dhe perspektivën evropiane të saj.

\"Pa-aftësia e klasës politike dhe institucionale që të gjej zgjidhje për krizën  e krijuar më së shumti po i dëmton qytetarët e vendit. Nga kjo situatë, Kosova po e mbyll muajin e dytë të këtij viti pa buxhet të miratuar\", thuhet në komunikatën e Fol-it.

Gjithashtu, sipas saj mungesa e institucioneve do të reflektojë veçmas në prag të përvjetorit të tretë të shpalljes së Pavarësisë së vendit, duke përçuar mesazhe jo të mira për ndërtimin e demokracisë dhe funksionimin e shtetit të së drejtës në Kosovë.

Zgjedhjet e 12 dhjetorit 2010 nuk i kanë dhënë shumicën e votave asnjërës parti politike për të formuar vet Qeverinë, duke imponuar kështu një qeveri të koalicionit. Nuk mund të kuptojmë vonesat për shkak të mos pajtimeve në ndarjen e posteve.

Interesat e qytetarëve të Kosovës duhet te jenë parësore dhe nuk duhet të mbeten peng i  egos dhe lakmisë personale për fuqi të individëve brenda partive politike, e në këtë rast edhe brenda institucioneve të vendit.

Prandaj, partitë politike, liderët partiak, përfaqësuesit e dalë nga zgjedhjet e fundit parlamentare, duhet t’i tejkalojnë interesat meskine të tyre, duke drejtuar agjendën ka problemet praktike, që qytetarët e Kosovës përballen për çdo ditë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)