01 Maj 2024

Krasniqi zhvilloi takime në cilësinë e presidentit

Prishtinë, 28 – Kryeparlamentari Jakup Krasniqi priti drejtues të partive parlamentare në cilësinë e ushtruesit të detyrës së presidentit të Kosovës.

Krasniqi zhvilloi takime me nënkryetarët e partive politike të AAK-së, Blerim Shala, me kryetarin e LDD-së Nexhat Dacin dhe me nënkryetarin e AKR-së, Ibrahim Gashin.

Në takim Krasniqi bisedoi për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke garantuar funksionimin e shtetit edhe pas dorëheqjes së presidentit Sejdiu.

Zoti Krasniqi, gjatë ditëve të ardhshme, po në këtë cilësi, do të presë edhe drejtues të partive të tjera politike.



 

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)