27 Prill 2024

KQZ publikon formularët e përputhjes së rezultateve të rivotimit në Istog

Prishtinë, 18 dhjetor - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se me qëllim të rritjes së transparencës dhe besueshmërinë në procesin zgjedhor ka publikuar kopjet e skanuara të Formularëve të Përputhjes së Rezultateve (FPR) të rivotimit për kryetar të komunës së Istogut.

Kjo sipas KQZ-se nuk është një shpallje e Rezultateve Përfundimtare, por janë vetëm formularë të cilët janë plotësuar në Vendvotim, më 17 dhjetor.

Rezultatet Përfundimtare do të shpallen pas numërimit të votave me kusht; votave përmes postës; votave të personave me nevoja të veçanta dhe pas përfundimit të të gjitha procedurave në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve.
 
 Numërimi i votave përmes postës; votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta – pritet të bëhet gjatë ditës së sotme (e hënë, 18 dhjetor) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Për orën e saktë mediat do të njoftohen me kohë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)