26 Shtator 2020

KQZ mban takim pune për prograimin e sigurisë për zgjedhjet

Prishtinë, 25 shtator - Komisionin Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mban sot një takim pune lidhur me programin orientues të sigurisë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 6 tetor 2019.

Në këtë takim marrin pjesë edhe përfaqësues të Policisë së Kosovës, Prokurorisë së Shtetit, Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shtator 2020

- Partia Socialdemokrate do të mbaj një aktivitet afër bankës "Pro Credit Bank". (Përballë rektoratit të UP-së, lagjia "Tre Sheshirat", ora 13:00)

- Platforma Bashkë-krijuese GërrGërr organizon ditën e dytë të programit, “Kuzhina Anasjelltas”. (Kino Bahçe, te Lumbardhi në Prizren, ora 18:00)

- Mbahet nata e dytë e edicionit të festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, ora 18:30)