22 Gusht 2019

KQZ e gatshme për zgjedhje

Prishtinë, 31 korrik - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot Kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, me të cilën ka biseduar për gatishmërinë e këtij institucioni për të organizuar zgjedhje të parakohshme, nëse për këtë do të shfaqet nevoja.

Presidenti Thaçi ka theksuar se në përputhje me obligimin kushtetues që del nga Neni 95, do t’i shterojë të gjitha mundësitë që në konsultime me partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës të gjendet një përgjigje për realitetin e ri politik.

“Nëse partitë politike nuk janë në gjendje t’i japin përgjigje këtij realiteti të ri politik në një afat të arsyeshëm kohor, jam i gatshëm t’i shpalli menjëherë zgjedhjet e reja”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ai ka shtuar se nga kryetarja Daka është njoftuar se KQZ-ja është e gatshme t’i organizojë zgjedhjet e parakohshme në çdo kohë.

Presidenti Thaçi ka theksuar se është thelbësore që Kosova të ketë qeveri të re,  funksionale, efikase, sa më gjithëpërfshirëse dhe sa më shpejtë, për t’i çuar përpara proceset e rëndësishme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 gusht 2019

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i propozimit të Grupit të deputetëve për shpërndarjen e Legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Komuna e Prishtinës organizon vendosjen e pesë njësive shtesë të pemëve për pastrimin e ajrit në sheshin "Zahir Pajaziti" ku do të jetë prezent dhe Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti. (Sheshi i 'Zahir Pajazitit', ora 10:00)

 - Mbahet dita e tretë e Etnofestit në të cilën do të mbahet punëtoria kreative, instalacione me atelje te pikëtorëve dhe skulptorëve, punime artizanale, etj. (Ambientet e Etnofestit në fshatin Kukaj, ora 10:30)

- Kryetari i Komunës se Istogut, Haki Rugova do të organizojë dëgjimin me qytetarë për Draft Buxhetin Komunal për vitet 2020-2022. (Salla e Kuvendit Komunal në Istog, Kati III, ora 11:00) 

- Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka do të pret në takim anëtarin e Parlamentit Britanik, John Grogan ku pas takimit do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për media. (Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 13:00)

- Aleanca Franceze e Prishtinës, Kino Armata dhe Termokiss organizojnë së bashku edicionin e parë të festivalit "Kino nshehër". (Termokis, ora 20:00)