27 Prill 2024

Kosovës i duhet një administratë efikase, transparente dhe me llogaridhënie

Prishtinë, 31 tetor - Në takimin ndërministror, dedikuar Reformës së Administratës publike, ku ishte i pranishëm Kryeministri Haradinaj, dhe ministrat e resorëve të caktuar, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka theksuar se Ministria që ajo e drejton, po punon ngushtë me Ministrinë e Administratës Publike për të implementuar reformat e nevojshme.

“MSA-ja, pos aspekteve politike dhe ekonomike, parasheh edhe kapitullin e përfarimit të legjislacionit dhe politikat e bashkëpunimit. Po punojmë ngushtë me Ministrinë e Administratës Publike për të implementuar reformat e nevojshme”, theksoi ministrja Hoxha.

Ministrja Hoxha ka vënë në dukje se Kosovës i duhet “administratë efikase, pa nepotizëm, e pa politizuar, transparente dhe me llogaridhënie. Reformën e administratën publike, do ta bëjmë sipas standardeve evropiane. Zhvillimi profesional i administratës publike dhe vlerësimi i performansës së saj, duan përkushtim”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)