26 Prill 2024

Kosova shënoi diten e drejtësisë në Kosovë

Prishtinë, 17 janar - Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Zyrën e Presidentit të Kosovës, si dhe me mbështetjen e Shoqatës të Avokatëve Amerikan ABA ROL, shënuan Ditën e Drejtësisë në Kosovë.

Në ceremoninë e shënimit të Ditës së Drejtësisë, ushtruesi i detyrës së Presidentit të Kosovës, z. Jakup Krasniqi, tha: ” Jemi në rrugë të mirë për të krijuar gjyqësorin e pavarur, të paanshëm, efektiv dhe profesional, në mbrojtje të ligjshmërisë dhe të Kushtetutës së vendit, si garant i sundimit të ligjit. Drejtësia jonë ndodhet aktualisht para sfidës së reformave rrënjësore, në harmoni me legjislacionin e miratuar së voni për këtë fushë të rëndësishme të shtetit tonë”.

Ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Përhershëm të Ministrisë së Drejtësisë, Sylejman Sopa, tha: ”Ministria e Drejtësisë, që nga koha e themelimit e gjer tani, në bashkëpunim edhe me subjektet tjera të sundimit të rendit dhe ligjit, ka bërë punë shumë të madhe në mënyrë që drejtësia në Kosovë të funksionoj, në përputhje me parimet universale të drejtësisë”.

Për reformën dhe të arriturat që janë bërë në sistemin e drejtësisë në Kosovë, gjatë kësaj ceremonie, folën edhe përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, EULEX-it dhe USAID-it.

Në fund të ceremonisë, Shoqata e Avokatëve të Amerikës në Kosovë ABA ROL, publikoi Indeksin e Reformës së Sistemit Gjyqësor në Kosovë 2009/2010.

Ky është përvjetori i tretë me radhë, që Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me presidencën dhe partnerët ndërkombëtarë, shënojnë këtë ditë të rëndësishme në fushën e së drejtës dhe sundimit të ligjit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)