26 Prill 2024

Kosova radhitet lart në indeksin e Bankës Botërore për politikë bërje

Prishtinë, 5 mars - Kosova është radhitur e para në mesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në indeksin e Bankës Botërore për cilësinë e procesit të polikë bërjes në Qeveri.

 Vlerësimi është bërë nga projekti “Global Indicators of Regulatory Governance” në të cilin janë përfshirë 187 vende të botës, ku Kosova është radhitur e 24-ta me 4.75 pikë nga maksimumi 5.

Krahasuar me vitin 2016 kur Kosova ishte vlerësuar me 4.60 pikë sipas të njëjtit indeks, Kosovës ka bërë përparime në procesin e politikëbërjes, duke ngritur shkallën e transparencës gjatë hartimit të politikave, përfshirjes më të madhe të palëve të interesit dhe publikut në këtë proces si dhe vlerësimit të ndikimit që kanë këto politika në jetën e qytetarëve.

Indeksi i Bankës Botërore analizon se si politikëbërësit ndërveprojnë me palët e interesit gjatë procesit të hartimit të politikave dhe legjislacionit që ndikojnë në komunitetin e biznesit.

Projekti “Global Indicators of Regulatory Governance” nuk ofron vetëm informata për bazën ligjore që u mundësojnë palëve të interesit të përfshihen në hartim të politikave dhe legjislacionit, por gjithashtu analizon praktikat që nuk kërkohen me ligj.

Radhitja e shteteve është bërë bazuar në përgjigjet e bëra në pyetësorin që përfshin pesë fusha: publikimit paraprak të planeve rregullative, konsultimit të politikave të propozuara, komunikimit të rezultateve të konsultimeve, vlerësimit të ndikimit rregullativ dhe publikimit të ligjeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)