08 Maj 2024

Kosova qëndron gjithmonë pranë dhimbjes dhe fitoreve të miqve të saj

Prishtinë, 11 shtator - Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, ka përkujtuar viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001.

Ministrja Haradinaj Stublla ka vlerësuar se sulmi terrorist në SHBA, në World Trade Center dhe Pentagon, ishte ndër aktet më qyqare që goditën botën demokratike, por nuk e mposhtën atë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndonëse të rrënuara nga humbjet e mijëra jetëve atë ditë, nga ato rrënoja përçuan dhe njëherë mesazhin që themelet e tyre mbesin të palëkundura në ndërtimin e një bote demokratike për të gjithë”, tha kryediplomatja Haradinaj Stublla.

Ngjarjet tragjike që ndodhen më 11 Shtatori 2001 në Shtetet e Bashkuara, sipas Ministres Haradinaj Stublla, ndryshuan përgjithmonë kursin e botës, dhe prej asaj dite, bota demokratike doli më e fortë se kurrë, dhe e tillë është edhe sot.

Ministrja e Jashtme tha se Kosova mbetet partnere e përkushtuar e Aleancës Globale kundër Terrorizmit dhe mëse e vendosur në mbrojtjen dhe promovimin e vlerave demokratike si dhe idealeve të lirisë mbi të cilat është ndërtuar shteti ynë.

“Në kujtim të viktimave të asaj dite, Kosova qëndron gjithmonë pranë dhimbjes dhe fitoreve të miqve të saj – Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Ministrja Haradinaj Stublla. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)