12 Dhjetor 2018

Kosova nikoqire e konferencës rajonale kundër korrupsionit

Prishtinë, 5 tetor – Dje dhe sot në Prishtinë janë zhvilluar punimet e Konferencës dyditore kundër korrupsionit, nikoqire e të cilës ishte Agjencia Kundër Korrupsionit. Në Konferencë marrin pjesë drejtues të institucioneve përkatëse nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Italia, Kroacia, Mali i Zi, Turqia, ekspertë nga organizata të specializuara ndërqeveritare (UNDOC, OECD, UNDP), si dhe përfaqësues të institucioneve vendore dhe të organizatave të shoqërisë civile.

Në hapjen e punimeve të Konferencës mori pjesë edhe Presidenti i Republikës, z. Hashim Thaçi, Kryesuesja e Komisionit parlamentar për legjislacione, imunitete, mandate dhe mbikëqyrje të Agjencisë Kundër Korrupsionit, znj. Albulena Haxhiu., Përfaqësuesja Speciale  BE-së në Kosovë dhe shefat e misioneve diplomatike në Kosovë.

Nikoqiri i Konferencës, drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit z. Shaip Havolli, tha se një forum ky shërben shumë jo vetëm në shkëmbimin e përvojave, por edhe në krijimin e një fryme më të fuqishme kundër korrupsionit përmes bashkëpunimit rajonal.

“Kam kënaqësinë që në këtë Konferencë kemi arritur të sjellim bashkë drejtues të institucioneve anti-korrupsion nga i gjithë rajoni, si dhe ekspertë të shquar të kësaj sfere nga Europa dhe më gjerë” tha z. Havolli në fjalën e tij të mirëseardhjes.

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë z. Jean-Hubert Lebet, qeveria e të cilit bashkë me qeverinë e Danimarkës janë një mbështetëse e vazhdueshme e Agjencisë Kundër Korrupsionit, vuri theksin te mbështetja e pamjaftueshme ndaj institucioneve të zbatimit të ligjit gjë që ka krijuar një mjedis të përshtatshëm për korrupsion.

“Është e rëndësishme që të mbrohet reputacioni i zyrtarëve duke ruajtur sistemin anti-korrupsion në mënyrë që të largohen mollët e kalbura” tha Ambasadori Lebet duke shtuar se Kosova duhet të kapë ritmin e shteteve të tjera.

Konferenca Rajonale Kundër Korrupsionit është e para këtij formati që organizohet në Kosovë dhe synon që të bëhet tradicionale përmes miratimit të një Deklarate të Përbashkët në përmbyllje të punimeve.

Përgjatë dy ditëve Konferenca ka trajtuar tema që ndërlidhen me bashkëpunimin rajonal dhe politikat specifike kombëtare dhe ndërkombëtare në luftimin e korrupsionit, deklarimin dhe mbikëqyrjen e pasurisë së zyrtarëve e lartë shtetërorë, parandalimin e konfliktit të interesit dhe integritetin e institucioneve publike, prokurimin elektronik dhe monitorimin e tij, metodologjinë e kontrollimit të legjislacionit, strategjitë kombëtare kundër korrupsionit, shkëmbimin ndërshtetëror të informacioneve.

Ekspertë nga Italia, Sllovenia, Gjeorgjia, Kroacia dhe Bullgaria do të paraqesin ekspozetë e tyre që do të vihen për diskutim gjatë seancave plenare të Konferencës.

Në përmbyllje të Konferencës, Drejtori Havolli i ka ndarë një Letër Mirënjohjeje ekspertit nga Sllovenia z. Drago Kos për kontributin e tij të çmuar në funksionalizimin e Agjencisë dhe formësimin e legjislacionit anti-korrupsion në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 dhjetor 2018 - Mbahet hapja zyrtare e projektit KosLift i cili mbështetet nga Ambasada Norvegjeze në Prishtinë dhe implementohet nga IPKO Foundation dhe RIT Kosovë. (Kampusi i RIT Kosovë, në Universitetin Amerikan, ora 9:30)

- Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë në kuadër të projektit "Mbështetja në procedimin e krimeve  të luftës të kryera gjatë luftës në ish-Jugosllavi" me partnerët Dokumenta nga Zagrebi dhe Fondi për të Drejtën Humanitare nga Beogradi organizon konferencën më temë 'Mbështetja  në procedimin e krimeve të kryera në luftëra të ish-Jugosllavisë'. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Let’s Do It organizon aksion pastrimi te “Tregu i Gjelbër” në Prishtinë. (Tregu i Gjelbër, rruga që e lidh me lagjen “Kalabria”, ora 10:00)

- Ministria e Administratës Publike organizon ceremoninë e vënies së gurthemelit për ndërtimin e Shkollës së Mesme të Muzikës dhe të institucionit parashkollor-Çerdhes në Prizren. (Lagjja “ Bajram Curri”, që gjendet përballë shkollës së mesme të mjekësisë “ Luciano Motroni” në Prizren, ora 10:00)

- Ministris së Shëndetësisë, Uran Ismaili raporton para Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me procesin e revidimit të listës esenciale të barnave, vonesat në përmbushjen e agjendës legjislative dhe projeksionet buxhetore të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini. (Objekti i Komunës së Gjakovës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Kinematografinë, shqyrtimi i Projektligjit për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta,etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Prezantohet kampanja informuese ”Kodi Civil qëndron për qytetarët e barabartë të Republikës së Kosovës,” organizuar nga projekti i financuar nga Bashkimi Evropian “Mbështetje Kodit Civil - faza 2”, i cili po mbështetët nga Ministrinë e Drejtësisë. (Hotel Ulpiana në Graçanicë, ora 10:30)

- Demokracia Plus dhe USAID organozijnë debat publik lidhur me prokurimin publik në Gjilan. (Hotel Kristal, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së në kompleksin Qafa, ora 11:00)

- Let’s Do It në bashkëpunim me nxënësit e shkollës ‘’Hivzi Sylejmani’’ organizon aksion pastrimi në Fushë Kosovë. (Oborri i shkollës Hivzi Sylejmani, ora 11:55)

- Punëtorët e NTP “Pallati i Rinisë” mbajnë një protestë përmes së cilës do t’i shprehin shqetësimet dhe pakënaqësitë e tyre për mos marrjen e pagave që tre muaj më radhë. (Para Newborn,ora 12:00)

- Banorët e fshatit Cikatovë mbajn protestë në mbrojtje të pronave stergjyshore te marrura në menyrë tinzare nga ana e Komunës se Drenasit dhe te cilat u janë shitur New Co Feronikeli, pa i kompenzuar asnjëherë. (Para Gjykatës Themelore të Prishtinës  dega në Drenas, ora 13:00)

- Aleanca Kosovare të Bizneseve organizon konferencën për media lidhur me ndikimin e taksës 100 % në ekonominë e Serbisë. (Selia qendrore e AKB-ës në Tophane, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët qendrore te Vetëvenosjes, ora 13:00)

- Koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2018” do të mbajë tryezën e diskutimit me temë “Integriteti, Llogaridhënia dhe Efikasiteti i sistemit të drejtësisë - Nevoja për Vetting”. (Hotel Sirius, ora 14:00)
 
 - Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Dragashit Shaban Shabani. (Objekti i Komunës së Dragashit, ora 14:00)

- Zëvendësshefja e misionit të ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, Colleen Hyland, dhe Drejtoresha e Korpusit të Paqës, Dr. Darlene Grant, do të mbajnë fjalime në një takim me kryetarët e komunave të Kosovës. (International Hotel Prishtina, ora 16:00)