03 Mars 2021

Kosova është e gatshme për dialog me epilog

Prishtinë, 27 janar - Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Meliza Haradinaj-Stublla,  zhvilloi sot një takim me të Dërguarin Special të Mbretërisë së Norvegjisë për Ballkanin, Arne Sannes Bjørnstad dhe Ambasadorin Norvegjez në Prishtinë, Jens Erik Grøndahl.

Ministrja Haradinaj-Stublla u shpreh se duke qenë se Ambasadori Bjørnstad është njohës i mirë i çështjeve të Ballkanit dhe raportit të ndërlikuar Kosovë – Serbi, në këtë takim u diskutua gjerë e thellë kompleksiteti i kësaj çështjeje.

“Kosova për më shumë së një dekadë, ka qenë e përkushtuar dhe e angazhuar në dialog, por pa epilog. Tani, Kosovës dhe Serbisë i duhet dialog me epilog, dhe kjo duhet të ndodhë të afat sa më të shkurtër – që të ndodhë njohja e ndërsjellë në kufijtë ekzistues, dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor përfundimisht të hyjnë në agjendën euro-integruese.''

''Ky ishte mesazhi që përcolla sot, duke theksuar gatishmërinë e Kosovës për të respektuar një agjendë të definuar të dialogut në aspektin kohor, nën lidershipin e SHBA-ve dhe në koordinim me BE-në, gjithnjë duke ruajtur tri parimet e panegociueshme të Kosovës: integritetin territorial, rendin Kushtetues, dhe karakterin unitar të vendit”, u shpreh ajo.

Ministrja Haradinaj-Stublla falënderoi Norvegjinë për përkrahjen ndaj Kosovës, duke vlerësuar marrëdhëniet e mira midis të dyja vendeve.

Shefja e diplomacisë kosovare tha se pret që Norvegjia të jetë mbështetëse e Kosovës në aspiratën për anëtarësim në NATO, për të zgjeruar diametrin e sigurisë dhe stabilitetin në rajon edhe më gjerë.

“Teksa Kosova është drejt procesit zgjedhor, bëra të ditur se nuk do të ketë asnjë vakum institucional, dhe se do të vazhdojë traditën e zgjedhjeve të lira e demokratike”, u shpreh ajo.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Mars 2021 - Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë inauguron projektin “Fuqizimi i autonomisë universitare dhe rritja e llogaridhënies e transparencës së universiteteve të Ballkanit Perëndimor”. (Selia e Kolegjit IBCM, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Enis Ramadani për vepren penale 'Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Avokati i Popullit, Naim Qelaj viziton ekspozitën për fëmijët e vrarë gjatë luftës “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”. (Biblioteka “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë, lagjja Dardania, ora 10:00)

- Parlamenti i dytë rural shqiptar organizon konferencë për të diskutuar sfidat dhe veprimet konkrete për mirëqenien e banorëve të zonave rurale. (Platforma Zoom, ora 10:00)

- Pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në Gjilan, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, mban konferencë për media pas takimit të Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19. (Zyra e krytarit Haziri, ora 10:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e shpërndarjes së librave të botuar dhe të blerë me financimin e Departamentit të Kulturës në MKRS. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)