26 Prill 2024

Komuna e Istogut shënon 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Istog, 17 shkurt - Komuna e Istogut nën patronatin e kryetarit Haki Rugova ka organizuar një sërë aktivitetesh kulturore dhe sportive për të shënuar kështu 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Aktivitet janë organizuar për një javë të tërë, ku kanë filluar me mbajtjen e ekspozitës arkeologjik në muzën komunal në shtëpinë e kulturës, për të vazhduar më pastaj me aktivitet sportive me turnir në futboll dhe në ping-pong, ku kanë marrë pjesë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të cilët kanë garuar mes veti dhe në fund janë shpallur më të mirët e garës.

Aktivitete kanë vazhduar me promovimin e librit të gjashtëmbëdhjetë me radhë “Vrapo e gjej dritë “ përmbledhje kjo e krijimeve poetike dhe eseve të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Istogut. Për nder të ditës së pavarësisë kryetari Haki Rugova priti në zyrën e tij edhe fëmijët e kopshtit “Gëzimi Ynë” nga Istogu, ku fëmijët paraqiten një program të shkurtër që kishin përgatitur për nder të pavarësisë.

Ndërsa sot, aktivitet kanë filluar qysh herët me ekspozitën e artit pamor në shtëpinë e kulturës në Istogut, ku janë ekspozuar një sërë krijimesh artistike. Më pastaj është mbajtur mbledhja solemne e kuvendit ku kanë marrë pjesë kryetari i komunës Haki Rugova, delegatët e kuvendit si dhe përfaqësues tjerë nga jeta politike dhe shoqërore.

Po ashtu janë bërë homazhe dhe vendosje kurora lulesh tek lapidari i dëshmorëve në qendër të Istogut bashkë me shoqatat e dala nga lufta dhe familjarëve të dëshmorëve dhe veteranëve të luftës , po ashtu homazhe janë bërë edhe tek varri i Shaban Manaj dhe i Fadil Feratit.

Të gjitha këto aktivitet që shënuar 10 vjetorin e pavarësisë do të përmbyllen më një koncert kulturore-artistik që do të mbahet në shtëpinë e kulturës në Istog.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)