27 Prill 2024

Koalicioni qeverisës diskuton sot mospajtimet rreth bisedimeve me Serbinë

Prishtinë, 20 gusht - Sot pasdite udhëheqësit e partive të koalicionit qeverisës në Kosovë do të mblidhen për të diskutuar funksionimin e tij pas lëkundjeve të kohëve të fundit që pasuan rifillimin e bisedimeve me Serbinë, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Kryeministri Avdullah Hoti është përballur me kritika posaçërisht nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, për shkak të mënyrës së udhëheqjes së bisedimeve dhe lënien anash të anëtarëve të saj në këtë proces, ndërsa theksi është vënë tek nevoja e shmangies së çdo procesi ku nuk janë të përfshira Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kosova dhe Serbia pritet të takohen më 2 shtator në Shtëpinë e Bardhë ku Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien, do të jetë mikpritës i takimit të udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë, bashkë me ambasadorin Richard Grenell.

Takimi në Shtëpinë e Bardhë ishte planifikuar fillimisht për 27 qershor, por planet dështuan për shkak se Prokuroria e Posaçme për Kosovën me seli në Hagë, publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Zoti Grenell tha më pas se takimi do të bëhej në një datë të ardhme.

Takimi në Shtëpinë e Bardhë do të mbahet disa ditë para takimit të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian në Bruksel më 7 shtator, për të vazhduar bisedimet e rifilluara më 16 korrik.

Koalicioni qeverisës në K

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)