11 Korrik 2020

KMDLNJ përkrahë protestën kundër zgjedhjeve serbe

Prishtinë, 27 maj - Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë në tërësi i mbështet protestat nëse do të organizohen më 30 maj në Mitrovicë nga OVLUÇK kundër zgjedhjeve që Serbia i organizon në veri të Kosovës.

KMDLNJ përmes një komunikate për media ka shfaqur shpresën se këto protesta do të jenë paqësore dhe në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës.

Këto protesta paqësore KMDLNj i konsideron si paralajmërim për bashkësinë ndërkombëtare dhe institucionet e Kosovës se nëse nuk ndërmerren veprime parandaluese kundër ndërhyrjes së Serbisë në Kosovë, situata e sigurisë mund të përshkallëzohet me pasoja të paparashikueshme.

Duke përkrahur karakterin paqësor të këtyre protestave KMDLNj konsideron se këto protesta nuk janë kundër qytetarëve të Republikës së Kosovës, pavarësisht përkatësisë etnike dhe fetare por janë kundër ndarjes së Kosovës në dy etnitete politike dhe etnike e që për çdo ditë po bëhet më e dukshme, thuhet në komunikatë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 Korrik 2020

- Në Ditën Botërore të Popullsisë, organizata SIT, organizon aktivitetin ku do të prezantojë statistikat e rasteve të raportimit të dhunës në Kosovë gjatë pandemisë COVID-19. (Sheshi "Zahir Pajaziti" në Prishtinë, ora 9:00)

 - Aktivistë të shoqërisë civile organizojnë aksionin simbolik për të kërkuar drejtësi për Kujtimin pasi qe po bëhen 1 vit prej kur 11 vjeçari nga Fushë Kosova, u përdhunua e u vra.  (Përpara Këshillit Prokurorial të Kosovës në Prishtinë, ora 11:00)

- SENSE Qendra për Drejtësi Tranzicionale në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë organizojnë transmetimin live të ceremonisë komemorative në Srebrenicë. (Qendra Kulturore Informative Boshnjake - Rr. Agim Ramadani, nr. 375 - Aktash, ora 12:00)

- Me rastin e 25 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë mbahet ligjëratë "25 vjet pas gjenocidit në Srebrenicë" me ligjërues Akademik Ferid Muhić Moderator dhe bashkëbisedues Bekim Blakaj - Drejtor Ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë. (Livestream në Facebook - Humanitarian Law Center, ora 15:00)

- SENSE Qendra për Drejtësi Tranzicionale në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë organizojnë shfaqjen e ekspozitës multimediale “Gjenocidi në tetë akte”. (Sheshi Skënderbeu, ora 17:30)

- - Me rastin e 25 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë bahet aksion simbolik: Ndezje e qirinjëve para Teatrit Kombëtar të Kosovës. (Para Teatrit Kombëtar të Kosovës, ora 20:00)