21 Nëntor 2019

KMDLNJ kërkon nga prokuroria te merret seriozisht me deklaratën e Rashiqit

Prishtinë, 25 shtator - Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka theksuar se Nenad Rashiq, kandidat për kryeministër i Koalicionit “Slobodna “ në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 shumë herë ka deklaruar se të gjithë politikanët serbë në Kosovë sikur edhe votuesit që nuk janë të bindur ndaj Beogradit dhe që nuk janë pjesë e Listës Serbe, marionetë e Serbisë në Kosovë, po kërcënohen nga Beogradi sikur që edhe po largohen nga vendi i punës për çka dha edhe shembuj konkretë, si me emra të të larguarve nga puna ashtu edhe në komunat ku kanë qenë të punësuar.

Ndaj udhëheqësve serbë të Kosovës, Nenad Rashiq, Sllobodan Petroviq, Rada Trajkoviq e të tjerë ka filluar një fushatë linçuese nga Beogradi zyrtar dhe marioneta e tyre në Kosovë, Lista Serbe.

Tash, sipas deklaratës së Nenad Rashiqit, linçimi verbal ka eskaluar deri në rrezikim të jetës së tij prandaj ka frikë se mund të vritet për shkak të përcaktimit politik të kundërshtimit të politikës zyrtare të Serbisë në Kosovë dhe ftesës që ua bënë serbëve të Kosovës që ardhmërinë e tyre ta kërkojnë brenda Kosovës dhe institucioneve të saj.

"Nëse kemi parasysh faktin që në zgjedhjet paraprake në Kosovë janë sulmuar dhe rrahur fizikisht anëtarët e Partisë Liberale Serbe në Kosovë e që udhëhiqet nga Sllobodan Petroviq, atëherë kjo mundësi e përsëritjes së dhunës ka gjasa të mëdha të përsëritet edhe në zgjedhjet e 6 tetorit", thekson KMDLNJ.

Linçimi publik dhe largimi nga puna, si hakmarrje për mosbindje politike ndaj politikës së Beogradit në Kosovë, për serbët që duan të jetojnë dhe integrohen në Kosovë është tregues bindës se dhuna verbale lehtësisht mund të eskalojë në dhunë fizike.

Në kohën midis dy zgjedhjeve në Mitrovicë, në rrethana të pasqaruara u ekzekutua Oliver Ivanoviq i cili botërisht kishte deklaruar se ; “ më shumë është i rrezikuar nga serbët dhe Serbia, se nga shqiptarët ...!

Pastaj u ekzekutua dhe rasti mbeti i pandriçuar deri më tani. Shumë zyrtarë serbë që ishin pjesë e institucioneve të Kosovës, në mesin e tyre edhe Sllobodan Petroviq, lider i PLS u ndaluan në kufirin me Serbinë, u arrestuan për një kohë dhe u morën në pyetje nga Sigurimi Shtetërorë i Serbisë ( BIA ).

KMDLNj e merr shumë seriozisht deklaratën e kandidatit për kryeministër të Kosovës nga radhët e serbëve, Nenad Rashiq prandaj kërkon nga Prokuroria e Shtetit të fillojë hetimet zyrtare në mënyrë që të parandalohet rrezikimi i jetës së zotit Rashiq dhe serbëve tjerë që janë në listën e linçimit verbal, sa për fillim, të Beogradit zyrtar dhe marionetës së quajtur Lista Serbe duke krijuar kushte të barabarta dhe jodiskriminuese për të gjithë garuesit potencialë për zgjedhjet e 6 tetorit 2019 të cilët do të votonin për kandidatët dhe subjektet politike, sipas vullnetit të tyre dhe jo nën kushte të kërcënimit dhe të frikës.

Në  rrethanat aktuale, nën kërcënim të vazhdueshëm dhe serioz, deri në rrezikim të jetës, liderët  serbë të Kosovës si dhe votuesit e tyre, për shkak të pabarazisë që u janë nënshtruar, nuk mund të bëjnë fushatë të rregulltë, nuk mund të takohen me qytetarë, votues potencialë madje as familjet nuk i kanë të sigurta.

E drejta për votim të lirë dhe të pakushtëzuar është e drejtë elementare e njeriut e që në rastin konkret kemi të bëjmë me shkelje flagrante të kësaj të drejteje.

KMDLNj kërkon nga autoritetet kosovare që të ndërmarrin masa parandaluese në mënyrë që të mos merren pastaj me pasojat.

Nëse nuk sigurohen kushte të barabarta, nëse nuk krijohen kushte të sigurta për fushatë dhe votim në përputhje me vullnetin për qytetarët serbë të Kosovës e që nuk janë të bindur ndaj Beogradit, KMDLNj do të konsiderojë se rezultati i këtyre zgjedhjeve do të jetë i kontestueshëm dhe se nuk do të duhej të pranohej .
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 nëntor 2019 - Institucioni i Avokatit të Popullit, me mbështetje të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian organizon festimin e përvjetorit të 19-të Institucionit të Avokatit të Popullit. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Universiteti i Mitrovicës "Isa Boletini" organizon hapjen e Panairit te Parë të Punës dhe Karrierës. (Universiteti i Mitrovicës, ora 10:00)

- Me rastin e 23 vjetorit të vdekjes së Dr. Xhavit Ahmetit, anëtarit të Kryesisë dhe veprimtarit të LDK-së, Kryesia e LDK-së, bën homazhe te varri i tij. (Lagjja Arbëria, ora 10:30)

- Kosovo Center for Business Support organizon tryezën me temën “Si ti zëvenësojmë Qeset e Plastikës pa u dëmtuar Bizneset” dhe cilat hapa duhet t’i ndërmarrim lidhur me zbatimin e planit të MMPH-së për zvoglimin e përdorimit të qeseve të plastikës në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Banka Qendrore e Republikës së Kosovës organizon konferencë për media, ku temë do të jetë tarifat e vendosura nga kompanitë e sigurimeve. (Auditoriumi i BQK-së, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje do të organizojë bashkëbisedim në mes të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe përfaqëuesve të sindilkatave në Kosovë, me titull: "Mbështetja e fuqizimit sindikal në vendin tonë". (Hotel Grand, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim dhe ADMOVERE organizojnë aksionin protestues lidhur me vendimet e Këshillit të Etikës, për plagjiatura dhe avancime jo meritore në UP. (Para ndërtesës së Rektoratit të UP-së, ora 11:00)

- Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës organizon konferencë me rastin e organizimit “Thirrja e Tretë për Projekte të Fondit të Ballkanit Perëndimor”. (Ministria e Punëve të Jashtme, ora 11:00)

- OJQ ETEA dhe Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës organizojnë hapjen e minibiblotekës ne lagjen Velania.  (Lagjja Velania në parkun përballë SOS Fshatit, ora 12:00)

- Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit nga Tirana do të mbaj një diskutim të hapur me komunitetin teatror, publikun dhe mediat e Kosovës. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 12:00)

- OJQ ETEA dhe Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës organizojnë hapjen e minibiblotekës ne lagjen Bregu i Diellit. (Parku afër SHFMU “Ismail Qemali”, ora 14:00)

- Shefja e BE-së në Kosovë, Ambasadorja Apostolova do të marrë pjesë në një debat për dhunën në familje në Mitrovicë të Veriut. (Shtëpia e Evropës në Mitrovicë të Veriut, ora 14:00)

- Në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Edukimit Amerikan, American Advising Center Education USA, organizon “Alumni Fair - Panairi i të diplomuarëve në SHBA”. (Fakulteti i Edukimit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ora 14:30)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe komuna e Gjakovës do të shënojnë përfundimin e punimeve në rehabilitimin dhe rregullimin e Urës së Terzive dhe hapësirës përreth. (Pranë Urës së Terezive në Gjakovë, ora 16:00)

- OJQ ETEA dhe Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës organizojnë hapjen e minibiblotekës ne lagjen e Spitalit". (Afër SHFMU “Pavarësia”, ora 16:00)

- Qendra Kosovare për Studime Gjinore organizon panelin e diskutimit “Balancimi mes punës dhe jetës dhe leja prindërore”. (Restoran Tartine Deli, ora 16:00)

- Në kuadër të Global Entrepreneurship Week, do të mbahet ngjarja “Are you a Champion of Success?” organizuar nga Ardian Hoxha dhe Oda Amerikane e Kosovës në bashkëpunim me ICK, Venture UP dhe Jakova Innovation Center. (Swiss Diamond, ora 17:00)