21 Qershor 2018

KLGI mban konferencën jubilare të qeverisjes lokale

Prishtinë, 13 qershor - Në 10-vjetorin e miratimit të rregullativës për pushtetin lokal, njëherësh Jubileut të themelimit të Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), mbahet konferenca jubilare e qeverisjes lokale me titull ’10 Vite pas Decentralizimit dhe Konstituimit të Qeverisjes Lokale - Sfidat e një dekade, rrugëtimi në dekadën e dytë’.

Ngjarja do të bëjë bashkë akterët kyç lokalë, nacionalë dhe rajonalë me qëllim të prezantimit të sfidave dhe ofrimin e kontributit në sferën e qeverisjes lokale përmes nxjerrjes së konkluzioneve dhe rekomandimeve për temat me interes për komunat.

Konferenca është e ndarë në tri sesione tematike: Një Dekadë Pas – Vizioni për Ndryshim; Drejt Reformave; dhe Sfidat dhe Mundësitë, si dhe në përmbyllje do të ketë një koktej rasti.

Folës kryesorë të kësaj konference do të jenë: Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ministra nga Rajoni dhe përfaqësues të ministrive të linjës, Kryetarë të Komunave të Kosovës dhe rajonit, përfaqësues diplomatikë, liderë dhe përfaqësues të lartë rajonalë, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe donatorë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Qershor 2018 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 9:00) 

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në manifestimin për nder të Ditës së Komunitetit Egjiptian. (Ndërtesa e Qeverisë – salla P-31, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit vjetor të Radio Televizionit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Civil, Ministria e Administratës Publike, gjegjësisht Departamenti i Administrimit të Shërbimit Civil, do të organizoj takim për shënimin e kësaj dite​. (Salla e Madhe të ish-Pallatit “Rilindja”, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të cilën do të diskutohet rreth procesit të anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit” të mbështetur nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë, koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2017” organizon konferencë për media, për të shpalosur ndikimet e raportimeve të rasteve në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit". (Hoteli Sirius, ora 11:15)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të vizitojë Komunën e Kamenicës ku do të takohet me Kryetarin, Qëndron Kastrati. (Komuna e Kamenicës, ora 14:00)

- Në vazhdën e aktivitetit "Ditët e Kuvendit", mbahet takimi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me qytetarë të Pejës. (Teatri profesional “Istref Begolli”, ora 14:00)

- Aleanca Franceze në Prishtinë organizon kuiz muzikor. (Sheshin Zahir Pajaziti, ora 19:00)