11 Maj 2024

KLGI lanson projektin 'Mbështetje për Komuna të Forta dhe të Qëndrueshme'

Prishtinë, 21 dhjetor - Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) organizon ngjarjen vjetore në te cilën do të ndahet “Çmimi për Demokraci Lokale 2017”, njëherësh do të bëhet lansimi i projektit tre vjeçar “Mbështetje për Komuna të Forta dhe të Qëndrueshme” i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë.

Në këtë ngjarje përmbyllëse për vitin 2017 do të prezantohen sfidat kyçe të komunave në mandatin paraprak dhe orientimet strategjike në mandatin e ri katër vjeçar.

Çmimi për Demokraci Lokale nga Instituti KLGI u ndahet personaliteteve që njihen për kontributin, përkushtimin dhe punën e madhe në fushën e demokracisë lokale.

Ndërkaq, prezent në këtë ngjarje do të jenë kryetarë e sapo zgjedhur të komunave, përfaqësues nga niveli qendror dhe lokal, misionet diplomatike, rrjeti alumni i institutit KLGI, organizata vendore dhe ndërkombëtare, donatorët  dhe mysafirë tjerë të nderit.

Kjo ngjarje është një moment që bën bashkë akterët që angazhohen në mbështetjen e komunave, njëherësh është moment falënderues në mbylljen e një viti të suksesshëm në punët e përbashkëta. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)