17 Janar 2021

KDI organizon diskutim online "Kuvendi përballë dialogut Kosovë-Serbi”

Prishtinë, 1 dhjetor - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ju fton të ndqini diskutimin online "Kuvendi përballë dialogut Kosovë-Serbi”, me deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Në këtë event do të diskutohet lidhur me rolin e Kuvendit në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, sa ka qenë efektive mbikëqyrja parlamentare ndaj këtij procesi, sa janë të informuar deputetët e Kuvendit në këtë proces, çfarë duhet bërë për të fuqizuar rolin mbikëqyrës të këtij institucioni, çfarë roli duhet të kenë komisionet parlamentare dhe si të arrihet deri te një bashkërendim më i ngushtë institucional për këtë proces. Këto janë disa nga çështjet që synohet të adresohen në këtë diskutim.  

Në hyrje, KDI do të prezantojë gjithashtu raportin analitik “Fuqizimi i mbikëqyrjes parlamentare ndaj dialogut Kosovë-Serbi”.

Në këtë raport, KDI ka analizuar si është trajtuar dialogu Kosovë-Serbi nga Kuvendi që nga fillimi i këtij procesi, çështjet e ngritura si në seanca të Kuvendit ashtu dhe në mbledhjet e komisioneve parlamentare si dhe rekomandimet për t’a bërë më efektive mbikëqyrjen parlamentare ndaj dialogut.  

Ngjarja mbahet sot në Paltformën Zoom dhe Live në faqen e KDI-së në Facebook.

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 Dhjetor 2020

- Komuna e Deçanit në bashkëpunim  me Federatën Skitare se Kosovës organizon garën e skijimit 'Kupa e Gjeravicës 2021'. (Nisja për në Bjeshkën e Belegut nga oborri i Komunës së Deçanit, ora 8:00 - Arritja në Bjeshkën e Belegut, ora 10:00)