26 Shkurt 2021

KDI mban konferencën online “Viti i Ri, Dialogu i Vjetër?

Prishtinë, 22 dhjetor - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) organizon sot diskutimin “Viti i Ri, Dialogu i Vjetër?” që do të mbahet online në faqen e KDI-së në Facebook.

Në këtë diskutim të ftuar janë kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, Bodo Weber bashkëpunëtor i lartë në Këshillin e Politikave të Demokratizimit (DPC), kryeredaktori i Koha Ditore, Agron Bajrami, si dhe drejtori ekzekutiv i OJQ AKTIV, Miodrag Milićević.

Në këtë takim do të ftohen që të kyçen nga platforma Zoom edhe përfaqësues tjerë të shoqërisë civile dhe partive politike në Kosovë, si dhe ekspertë tjerë të fushës nga Kosova dhe rajoni.  

Diskutimi i cili do të fokusohet në çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, synon të ofrojë një reflektim mbi zhvillimet rreth këtij procesi gjatë vitit që po lemë pas, dhe të ardhmen e këtij procesi në vitin 2021 duke u fokusuar në zhvillimet e brendshme në Kosovë si dhe në sferën ndërkombëtare.  

Disa nga çështje mbi të cilat synohet të pikëvështrime dhe reflektime të pjesëmarrësve janë:  Cilat kanë qenë rezultatet e procesit të deritanishëm të dialogut? Cilat janë pritshmëritë nga administrata e re amerikane në raport me dialogun? Cila prisni që do të jetë qasja e kësaj administrate në raport me BE-në – duke u përfshirë drejtpërdrejt në proces apo përafrimi me pozicionin e BE-së? Cila prisni që do të jetë qasja dhe strategjia e vet BE-së drejt arritjes së një marrëveshje përfundimtare? Cilat janë mundësitë për arritjen e një marrëveshje përfundimtare mes palëve përgjatë vitit 2021? Për cilat elemente të marrëveshjes do të jetë më i vështirë dakordimi mes Kosovës dhe Serbisë? A ka gjasa të arrihet konsensusi i spektrit politik për dialogun gjatë vitit 2021? Cila është strategjia e Qeverisë për arritjen e konsensusit? Si do të garantohet transparenca e procesit të dialogut?  

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shkurt 2021

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' do të bëj nderime dhe do të vendos lule te varri i varri i Adem Demaçit. (Velani, ora 11:00)

- Organizata Etea, përmbyllë fazën e parë të projektit “Biblioteka Qarkulluese me strategjitë e lexim kuptimit”. (Kino Armata, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve në fushën e trashëgimisë kulturore. (Parku arkeologjik "Ulpiana", ora 12:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' organizon tryezëm përkujtimore për Adem Demaçin në 85 vjetorin e lindjes. (Instituti Albanologjik në Prishtinë, ora 13:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj një aktivitet pranë objektit të Komunës së Prishtinës. (Objekti i Komunës së Prishtinës, ora 13:00)

- Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media me rastin e dorëzimit të Padisë për Konflikt Administrativ kundër Lejes Ujore për Hidrocentralin Brezovica në Shtërpcë të Lëshuar nga Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit. (Para Pallatit të Drejtësisë, Ndërtesa A, ora 14:00)

- Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi mban konferencë lidhur me progresin në procesin e rinumërimit dhe të aktiviteteve tjera që po zhvillohen në këtë qendër. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, ora 15:00)