30 Maj 2020

KDI kundër vazhdimit të praktikave të kapjes së shtetit

Prishtinë, 3 prill - Instituti Demokratik i Kosovës ka deklaruar se në strategjinë e zgjerimit të BE-së për shtetet e Ballkanit perëndimor, citohet se këto shtete, ku bën pjesë edhe Kosova tregojnë elemente të qarta të kapjes së shtetit në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe administratës.

Edhe KDI, si pjesë e rrjetit global Transparency International ka raportuar në vazhdimësi për elemente të kapjes së shtetit në sektorë të rëndësishëm, ndërsa në veçanti ka kritikuar praktikat e kapjes së bordeve të ndërmarrjeve publike  dhe vendosjen e njerëzve jokompetentë e partiakë.

KDI po ndjek më shumë shqetësim veprimet e Qeverisë në detyrë,  e cila në kohë të pandemisë COVID 19po vazhdon me shkarkimin e bordeve ekzistuese të ndërmarrjeve për t’i zëvendësuar ato me njerëz të subjektit të tyre.

Vendosja e figurave që më parë ishin kandidatë për subjektin politik Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit, është në kundërshtim me ligjet e këtyre ndërmarrjeve publike dhe në kundërshtim me premtimin kryesor që bordet do të çkapen nga politika e do të jenë profesionale, të pavarura dhe me integritet.

Qeveria në detyrë urgjentisht duhet ta ndaloj një praktikë të tillë, ndërsa procesit të rekrutimit duhet t’i parapri shpallja e konkurseve publike në mënyra që në këto borde të rekrutohen njerëz me kredibilitet, integritet e profesionalizëm.

Qeveria në detyrë duhet që të vazhdojë memorandumet e bashkëpunimit me Ambasadën Britanike në Kosovë, për rekrutimin e bordeve dhe pozitave tjera udhëheqëse në Kosovë, ashtu që të kemi përmes një procesi transparent e llogaridhënës me ndihmën e Ambasadës dhe nën mbikëqyrjen e shoqërisë civile të mundësohet zgjedhja e bordeve të ndërmarrjeve publike të jenë profesionale e jo politike, me integritet e jo të kapura.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 Maj 2020

- Instituti Demokratik i Kosovës / Transparency International Kosova organizon konferencën për media ku do të shpalosen gjetjet preliminare nga monitorimi i aktiviteteve të prokurimit të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë kohës së pandemisë. (Hotel Sirius, ora 11:00)

 

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyret e qendrore të Vetëvendosje, ora 17:00)