26 Prill 2024

Johnson ofroi ndihmë për reformimin e sistemit të drejtësisë

Prishtinë, 11 qershor - Ministri i Drejtësisë, Haki Demolli, priti në një takim punë, Ndihmës Sekretarin amerikan për Çështjet e Zbatimit të Ligjit për Narkotiket në Nivel Ndërkombëtar, David T. Johnson.

Temë kryesor e këtij takimi ishte reformimi i sistemit të drejtësisë dhe sundimi i Ligjit në Kosovë.

Me këtë rast ministri Demolli, njoftoi ndihmës sekretarin Johnson, për punët që janë dukë u bërë në reformimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë. “Krijimi i infrastrukturës ligjore, krijimi i infrastrukturës materiale, si dhe përmirësimi i pagave për gjyqtarët dhe prokurorët, janë tri shtyllat kryesore të punës tonë në reformimin e sistemit të drejtësisë”, tha ministri Haki Demolli, dhe shtoi së sistemi i drejtësisë do të jetë unikë për tërë territorin e Kosovës, ku të gjithë qytetaret do kenë qasje të barabartë para ligjit, pa dallim kombësie, race, feje dhe gjuhe.

Sipas ministrit Demolli, të gjitha këto punë janë duke u bërë falë ndihmës dhe bashkëpunimit të miqve tanë, amerikan dhe evropian.

Ndërsa, ndihmës sekretarin Johnson, vlerësoi progresin e arritur në Kosovë dhe njëherit inkurajoi dhe ofroi ndihmën e plotë të shtetit amerikan, për vazhdimin e punës në reformimin e sistemit të drejtësisë. “Ne jemi shumë të kënaqur me lëvizjen tuaj përpara në reformim dhe në ndërtimin e institucioneve ligjore. Ju e dini që ndërtimi i institucioneve të ligjit paraqet bazën kryesore për integrim politik të Kosovës dhe ne kemi kënaqësinë të jemi partner në kryerjen e këtyre punëve”, tha ndihmës sekretari David T. Johnson.

Gjatë takimit u bisedua edhe për krijimin e Agjencisë  për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar, ku të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që krijimi sa më i shpejt i kësaj agjencie, është bazë e mirë për luftimin e veprimeve kundërligjore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)