26 Prill 2024

Jashari dhe Vula: Avokati i Popullit nuk po e ushtron mandatin

Prishtinë, 22 dhjetor - Hilmi Jashari, zëvendësi i Avokatit të Popullit dhe Veton Vula drejtori i Departamentit të Hetimeve, kanë thënë se dorëheqjet nga funksionet e tyre në këtë institucion kanë ardhur për shkak të pengesave që u ka shkaktuar Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, për të ushtruar detyrat e përcaktuara sipas hierarkisë.

Dy të dorëhequrit gjatë një konference për media vlerësuar se shkaktar i largimit të tyre nga institucioni i Avokatit të Popullit është edhe degradimi i këtij institucioni në punën e tij për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve dhe mos zbatimin e ligjit e rregulloreve.

\"Për shkak të qasjes së ndryshme që kemi pas gjatë gjithë punës unë kam konsideruar që më është pamundësuar në masë të madhe të ushtrojë funksionet e mija ashtu siç unë kam menduar dhe meqenëse Avokati i Popullit, Kurteshi ka qenë i emëruari i Kuvendit dhe e gëzon besimin e Kuvendit të Kosovës për të udhëhequr këtë institucion, kam menduar që është më e rëndësishme që mos të shndërrohemi në pengesë të institucionit të Avokatit të Popullit dhe bile së paku njëri prej vizioneve le të ecë përpara\", ka thënë ai.

Sipas Jasharit, ajo që është duke ndodhur në institucionin e Avokatit të Popullit nuk është në vijën e vizionit dhe në shërbim të popullit e në realizimin e të drejtave të tyre.

\"Përderisa kemi qenë njëri prej institucioneve që është lavdëruar nga institucionet më të rëndësishme të Këshillit të Evropës, për nivelin e mbrojtjes për raportet kritike që ka adresuar, tani jemi shndërruar në një institucion ku faktikisht nuk dëgjohet zëri i Avokatit të Popullit. Unë thjeshtë nuk mund të pajtohem me një qasje të tillë, ngase mundësitë janë ligji, është kushtetuta, e cila garanton një qasje të tillë, mirëpo për mendimin tim Avokati i Popullit nuk është duke ushtruar atë mandat që iu është garantuar\", ka thënë Jashari.

Ndersa drejtori i Departamentit të Hetimeve, Veton Vula ka thënë se pas emërimit të Sami Kurteshit në krye të institucionit të Avokatit të Popullit nga ana e Kuvendit të Kosovës, çështjet filluan të marrin kahje të kundërta dhe kjo pengonte që të kryejnë funksioneve.

\"Rastet që më së shumti kanë qenë ishin punësimi i personelit, konkretisht juristëve pa marrjen e mendimit paraprak në departamentin e hetimeve, meqenëse unë isha udhëheqës i atyre të punësuarve të cilët do të fillonin punë, pastaj ndërhyrja në vlerësimin vjetor të punëtorëve, është fjala për departamentin e hetimeve, ku unë isha mbikëqyrës i tyre edhe pse ata janë shërbyes civil dhe një të emëruari politik nuk i takon\", ka thënë ai.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)