26 Prill 2024

Isufi: Nuk jam kandidat për president

Prishtinë, 16 shkurt - Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, një ditë pasi emri i tij është përmendur si një kundërkandidat i mundshëm i Behxhet Pacollit, ka thënë se nuk është kandidat për president.

Në një intervistë për Evropën e Lirë, Isufi nuk përjashton mundësinë që nga AAK-ja, apo edhe nga vetë opozita, të ketë një kandidat që do të sfidonte kandidaturën e Pacollit.

“Nuk është e vërtetë, më shumë është spekulim. Ka të bëjë me interesim të mediave dhe qarqeve të caktuara, që unë nuk e di. Me mua nuk ka biseduar askush në këtë drejtim”, ka thënë Isufi.

Sipas tij, ditëve në vijim, do të ketë takime në AAK, ku do të marrin qëndrim rreth votimit për president të Kosovës. “Konsideroj se deri më tani është vetëm fillimi. Më vonë shohim se a kanë edhe partitë tjera ndonjë kandidat, i cili do të mund të sfidonte zotin Pacolli”, ka thënë nënkryetari i AAK-së.

I pyetur nëse ka mundësi që të ketë mbase një kandidat nga opozita për president, Ahmeti ka thënë se në mandatin e kaluar ka pasur një kundër-kandidat, prandaj mund të ketë edhe kësaj here kundërkandidat të zotit Pacolli.

“Do të shohim se si do të venë punët, nëse ka ndonjë marrëveshje të partive opozitare, të cilat mund të kenë një president konsensual”, ka thënë Isufi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)