10 Prill 2021

Ish-partneri kryesorë i Shqiprim Arifit, krijon forcën e tij politike

Prishtinë, 24 shkurt - Armend Aliu, personi që qëndron pas shumë sukseseve të partisë APN, që udhëhiqet nga Shqipërim Arifi, i ka ndarë rrugët me partnerin e dikurshëm.

Në një kohë rekord , Aliu mbodhi nënshkrimet dhe pritet të konkurojë seriozisht në zgjedhjet që do mbahen brenda një muaji.

Ndryshe Aliu, aktualisht është nënkryetari i Preshevës dhe ishte partneri kryesor i Shqiprim Arifit.

Postimi i plotë i Aliut në "Facebook"

Të dashur qytetarë të Komunës së Preshevës,

Alternativa Demokratike Shqiptare sot përfundoi procesin e mbledhjes së nënshkrimeve.

Faleminderit shumë për përkrahjen e juaj!

Faleminderit të gjithë aktivistëve që u siguruan për një mbarëvajtje të lehtë të këtij procesi administrativ.

Përkrahja juaj e madhe, na motivon edhe më shumë për punën tonë.

Do të informoheni me kohë për finalizimin e të gjitha veprimeve për dorëzim të listës sonë për pjesëmarrje në zgjedhje.

Kështu ju duam edhe në fushatë, edhe ditën e zgjedhjeve, të qetë, të sigurt dhe me parime demokratike!

Ditët në vijim vazhdojmë me prezantimin e kandidatëve për këshilltarë dhe pjesë të programit.

FALEMINDERIT!

Armend Aliu

Alternativa Demokratike Shqiptare

Kalendari

Ngjarjet e datës 10 Prill 2021

- Ervehe Gashi, Prokurore e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prizren mban konferencë për media, në të cilën do ta shpalosi të vërtetën, mbi gjithë manipulimrt e transmetuar ne emisionin “KallxoPërnime”.   (Hotel Sirius, ora 11:00)  

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencë për medie me temë: “Disa nga veprimet më urgjente për Qeverinë Kurti II”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga AAK-ja, Shemsedin Dreshaj, mban konferencë për medie, me temën: “Menaxhimi i pandemisë dhe vaksinat”. (Selia Qendrore e AAK-së, ora 12:00)