26 Prill 2024

Institucionet e drejtësisë nuk janë efikase dhe të pavarura në punën e tyre

Prishtinë, 23 tetor - Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka organizuar tryezë diskutimi me temë “Performanca e Sistemit Gjyqësor dhe Prokurorial sipas Këndvështrimit dhe Vlerësimit të Qytetarëve”.

Aty u diskutuan dhe analizuan sfidat dhe vështirësitë e identifikuara në punën e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe pakënaqësia dhe mosbesimi i qytetarëve kundrejt sistemit të drejtësisë.

Të pranishëm për diskutim në panel ishin Agim Maliqi, gjyqtar në Gjykatën Supreme, zj. Stéphanie Lefeuvre, Menaxhere e Projektit të Këshillit të Evropës për Sigurimin e Eficiencës dhe Kualitetin në Sektorin e Drejtësisë, dhe z. Genc Nimoni nga organizata e shoqërisë civile “Çohu”.

Gjatë kësaj tryeze u bë edhe prezantimi i botimit të katërt të Indeksit të Performancës së Sistemit të Drejtësisë në Kosovë (RoLPIK).

Në të është paraqitur trendi i performancës dhe efikasitetit të punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve gjatë pesë viteve të fundit, si dhe shkalla e kënaqshmërisë së qytetarëve ndaj institucioneve vartëse të sistemit të drejtësisë.

Indikatorët matës të performancës së gjykatave dhe prokurorive në vend kanë treguar performancë të luhatshme të tyre gjatë pesë viteteve të monitoruara.

Edhe pse në raste gjykatat dhe prokuroritë kanë regjistruar vit të sukseshëm vitin 2017, sikurse Gjykatat Themelore, Dhoma e Posaçme, Prokuroria e Apelit dhe Prokuroritë Themelore, në shumicën e tyre ato vazhdojnë të mos arrijnë të ndërtojnë një rritje të qëndrushme në performancën.

Kjo jo qëndrueshmëri në performancë, së bashku me dështimet e tyre në rastet e mëdha të korrupsionit dhe krimit të organizuar që kanë vëmendjen e publikut, kanë diktuar drejtpërdrejtë në formësimin e opinionit publik kundruall punës së tyre.

 Të gjeturat e raportit tregojnë se perceptimi publik ndaj institucioneve të drejtësisë vazhdon të jetë i ulët me përmasa shqetësuese. Për më tepër ky perceptim vazhdimisht është përkeqësuar duke ndjekur trend negativ që nga botimi i parë i këtij raporti, i vitit 2016.

Kjo tryezë u organizua në kuadër të projektit Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) i cili është i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)