19 Mars 2024

IKD kritikon qasjen e Qeverisë për menaxhimin e pandemisë, kërkon nga Kuvendi miratimin me urgjencë të Ligjit Anti COVID-19

Prishtinë, 9 korrik - Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) kritikon ashpër qëndrimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, sipas të cilës “është i panevojshëm hartimi i ligjit për menaxhimin dhe parandalimin e pandemisë, pasi kjo fushë është mjaftueshëm e rregulluar me legjislacionin në fuqi”.

Me këtë rast, IKD i rikujton Qeverisë së Republikës së Kosovës rritjen e numrit të të infektuarve dhe rrezikun potencial të Republikës së Kosovës nga pandemia COVID-19, për të cilin rrezik, vazhdimisht mund të shfaqet nevoja për ndërmarrjen e masave parandaluese, të cilat masa mund edhe të paraqesin kufizim të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore jo vetëm në aspektin shëndetësor por edhe në fusha tjëra kur duhet intervenim që do të adresoheshin përmes ligjit të veçantë.

Po ashtu, IKD i rikujton Qeverisë së Republikës së Kosovës se pikërisht për shkak të mungesës së bazës ligjore, Gjykata Kushtetuese në dy raste kishte anuluar si kundër kushtetuese vendimet për vendosjen e masave për parandalimin e Pandemisë COVID-19.

Për më tepër, në rastin KO54/20, Gjykata Kushtetuese vendimin e kishte nxjerrë më 6 prill 2020, ku kishte anuluar vendimet për caktimin e masave anti COVID-19 si kundër kushtetuese, por se si datë të hyrjes në fuqi të këtij aktgjykimi, Gjykata caktuar datën 13 prill 2020. Sipas Gjykatës Kushtetuese “Gjatë kësaj periudhe kohore dhe në kuptim të nenit 55 të Kushtetutës përkitazi me “kufizimin” e të drejtave dhe lirive themelore, institucionet  relevante  të Republikës  së  Kosovës,  dhe  në  radhë  të  parë  Kuvendi,  duhet  të  ndërmarrin masat e duhura për tu siguruar që kufizimet e nevojshme të të drejtave dhe lirive themelore më qëllim të ruajtjes së shëndetit publik, janë bërë në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe këtë Aktgjykim”.

Lidhur me zbatimin e këtij aktgjykimi, Gjykata Kushtetuese kishte ngritur shqetësim edhe në aktgjykimin KO61/20 të datës 5 maj 2020, ku kishte përcaktuar se “Gjykata gjithashtu rikujtoi që përmes Aktgjykimit KO54/20, kishte përcaktuar një datë tjetër të hyrjes në fuqi të Aktgjykimit të saj, respektivisht datën 13 prill 2020, duke theksuar se deri në këtë datë, institucionetrelevante të Republikës së Kosovës, në radhë të parë Kuvendi, duhet të ndërmarrin masat e duhura për tu  siguruar  që  kufizimet  e  nevojshme  të  të  drejtave  dhe  lirive  themelore  më qëllim   të   ruajtjes   së   shëndetit   publik,   të   bëhen   në   përputhshmëri   me Kushtetutën dhe Aktgjykimin KO54/20. Gjykata vë theks në faktin që përkundër kërkesës specifike drejtuar Kuvendit për të njoftuar Gjykatën “lidhur me të gjithë hapat që janë ndërmarrë nga Kuvendi i  Republikës  së  Kosovës  pas  publikimit  të  Aktgjykimit  KO54/20  të  31 marsit 2020”, Gjykata nuk ka pranuar një përgjigje nga Kuvendi. Në këtë aspekt, Gjykata  fillimisht  potencon  faktin  që  është  detyrim  ligjor  i  të  gjitha  organeve publike që “të mbështesin punën e Gjykatës Kushtetuese dhe të bashkëpunojnë me Gjykatën Kushtetuese sipas kërkesës së saj”. Për më tepër, Gjykata vë theks në faktin se bazuar në Aktgjykimin KO54/20, Kuvendi është detyruar që, qoftë përmes   plotësim-ndryshimit   të   legjislacionit   ekzistues   të   zbatueshëm   ose përmes miratimit të ndonjë ligji të ri, të përcakton mekanizmat dhe autorizimet më të përshtatshme, në mënyrë që autoritetet përkatëse, përfshirë Ministrinë e Shëndetësisë,  respektivisht  Qeverinë,  të  ndërmarrin  masat  e  duhura  dhe  të nevojshme   për   luftimin   dhe   parandalimin   e   pandemisë   COVID-19,   në përputhshmëri  me  Kushtetutën  dhe  Aktgjykimin  KO54/20.  Në  këtë  kontekst, Gjykata  gjithashtu  vë  theks  në  nenin  116  [Efekti  Juridik  i  Vendimeve]  të Kushtetutës,  bazuar   në  të  cilin  vendimet  e  Gjykatës   Kushtetuese  janë  të detyrueshme   për   gjyqësorin   dhe   të   gjithë   personat   dhe   institucionet   e Republikës së Kosovës”.

Për këtë arsye, para së gjithash, miratimi i Ligjit për Menaxhimin dhe Parandalimin e Pandemisë COVID-19 është detyrim kushtetues i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dhe mungesa e këtij ligji apo ndryshimeve ligjore në këtë fushë, është evidentuar nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës.

Në anën tjetër, krahas kufizimeve klasike si masa anti COVID-19, të cilat tanimë janë aplikuar në Kosovë, pandemia COVID-19 ka ndikuar edhe në shumë fusha të tjera dhe ka sjellë deri tek situata me të cilat institucionet e Republikës së Kosovës nuk janë ballafaquar më parë, ku prekët edhe sistemi i drejtësisë, përfshirë administrimi i proceseve gjyqësore.

Për këto arsye, krahas obligimit kushtetues për miratimin e këtij ligji apo plotësim-ndryshimit të ligjeve ekzistuese, domosdoshmëria e këtij ligji shfaqet po thuajse në të gjitha fushat e jetës institucionale dhe private në Republikën e Kosovës, dhe jo vetëm në fushën mjekësore.

Në këtë drejtim, nisur nga fakti se Qeveria për inate të ngushta politike nuk ka dhënë përkrahje për këtë ligj, kjo nuk nënkupton që Kuvendi i Kosovës të vazhdojë me shkelje të kushtetutës, përkatësisht aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, përmes mos miratimit të Ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19.

Për këto arsye, përkundër mos përkrahjes së këtij ligji nga ana e Qeverisë, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të pandemisë COVID-19 përmes vendimeve kushtetuese dhe ligjore, Kuvendi i Republikës së Kosovës si institucioni më i lartë kushtetues, në respektim të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, duhet të miratojë Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e pandemisë COVID-19, duke adresuar të gjitha masat për parandalimin e pandemisë, dhe duke adresuar problemet që janë shfaqur pas pandemisë COVID-19.

Për më tepër, IKD i rekomandon Kuvendit të Republikës së Kosovës që miratimin e këtij ligji ta bëjë me një urgjencë të theksuar, dhe në rastet kur ka mundësi ligjore, të shkurtojë dhe shmangë aspekte procedurale, në pajtim me rregulloren e Kuvendit të Kosovës, me qëllim të ekonomizimit të procedurës legjislative.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)