03 Mars 2021

Hyseni: Kosova anëtare e BE-së para vitit 2020

Prishtinë, 16 shkurt - Ministri kosovar i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni ka thënë se priten njohje të reja për pavarësinë e Kosovës, pas deklarimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Në një intervistë për gazetën austriake “Standard”, ministri kosovar ka shprehur bindjen se Republika e Kosovës do të pranohet në strukturat e Bashkimit Evropian përpara vitit 2020.

I pyetur nëse pret njohje edhe nga shtetet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën, Hyseni ka thënë se pret një “presion miqësor ndaj këtyre shteteve nga shtetet e tjera anëtare të BE-së, dhe ka shtuar se Greqia po ecën në këtë drejtim.

Lidhur me deklaratat e zyrtarëve serbë se pas vendimit të GJND-së do të ketë bisedime të reja për statusin e Kosovës, Hyseni ka thënë se Serbia po e humbet kohën e saj dhe të Serbisë me këto veprime.

Sipas shefit të diplomacisë kosovare, Serbia në Bruksel paraqitet shumë evropiane, ndërsa në Ballkan nuk është aspak e tillë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Mars 2021 - Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë inauguron projektin “Fuqizimi i autonomisë universitare dhe rritja e llogaridhënies e transparencës së universiteteve të Ballkanit Perëndimor”. (Selia e Kolegjit IBCM, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Enis Ramadani për vepren penale 'Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Avokati i Popullit, Naim Qelaj viziton ekspozitën për fëmijët e vrarë gjatë luftës “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”. (Biblioteka “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë, lagjja Dardania, ora 10:00)

- Parlamenti i dytë rural shqiptar organizon konferencë për të diskutuar sfidat dhe veprimet konkrete për mirëqenien e banorëve të zonave rurale. (Platforma Zoom, ora 10:00)

- Pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në Gjilan, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, mban konferencë për media pas takimit të Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19. (Zyra e krytarit Haziri, ora 10:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e shpërndarjes së librave të botuar dhe të blerë me financimin e Departamentit të Kulturës në MKRS. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)