26 Prill 2024

Hyseni: Gënjeshtra ordinere se LDK ka tradhtuar Amerikën

Prishtinë, 20 tetor - Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skender Hyseni i ka quajtur gënjeshtra ordinere spekulimet se LDK-ja ka tradhtuar sekretaren e amerikane Hillary Clinton, gjëja se LDK-ja i ka premtuar Clintonit se do ta votojë strategjinë për privatizimin e PTK-së.

 

“Këto janë gënjeshtra ordinere të paskrupullta. Me zonjën Clinton nuk kemi debatuar fare për PTK-në. Kemi debatuar për dy çështje: bisedimet me Serbinë dhe njohjet për shtetin e Kosovës”, tha Hyseni duke iu kundërpërgjigjur nënkryetarit të PDK-së, Bjram Rexhepi që kishte thënë për media se LDK-ja e ka tradhtuar Amerikën.

Hyseni e ka quajtur deklaratën e Rexhepit si fyerje për Clintonin. “Eshtë fyerje për sekretaren Clinton se gjëja ajo ka ardhur të bisedoi për privatizimin e PTK-së. Këto janë gënjeshtra të paskrupullta”, tha Hyseni.

Hyseni përjashtoi edhe mundësin e tërheqjes së Fatmir Sejdiut nga gara për të parin e LDK-së. Ai zërit se Sejdiu do të tërhiqet nga gara për kryetar të LDK-së i quajti lojëra.
“Apsolutishtë nuk është e vërtet ajo që po flitet. Sejdiu nuk do të tërhiqet nga gara për kryetar të LDK-së dhe as që është diskutuar në LDK ky opsion”, tha Hyseni.

Ai gjithashtu përjashtoi mundësin e kthimit të ministrave nga ana e LDK-së prapë në Qeveri për shkak të gjendjes së rënde politike. “Kualicioni ka përfunduar dhe kjo është vendosë unanimisht nga gjithë kryesia e LDK-së dhe nuk ka mundësi të kthehen prapë ministrat e LDK-së në Qeveri, pavarësisht se cfarë spekulohet në opinion”, tha Hyseni në një konferencë për media. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)